Gjergjaj kundër Rexhoviq për titullin EE-EBU me 4 tetor
1 min read5-vite karrierë në boksin profesionist, Arnold Gjergjaj numëron vetëm fitoret, ku në 25 meçe të deritashme ka shënuar të gjitha fitore, 19-të prej tyre me ndërprerje. Tani për Gjergjajn vjen një sfidë tjetër ajo për titull, ku me 4 tetor në Basel të Zvicrës do të sfidon titullin evropian të familjes EE- EBU, ndër më të respektuarat në Evropë. Ai përball do të ketë boshnjakun e pamposhtur Adnan Rexhovic i cili ka 15 fitore (4 KO) në poaq përballje. Kjo përballje pritet me padurim nga gjithë spektatorët në Zvicër dhe anë mbanë ku ka shqiptarë.
Gjergjaj deri më tani ka mposhtur disa boksier cilësor si, Emilio Zarate nga Argjentina me KO 7, brazilianin Gilberto Dominguez TKO 1, ukrainasin Maksym Pedyura, etj. Ndërsa Rexhovic ka fituar titullin e Bosne Hercegovinës duke mposhtur Ivica Perkoviqin me vendim unanim pas 12-raundeve. Ai ka mposhtur poashtu boksierin nga Tanzania e Afrikës shumë të respektuar Alphonce Mchumiatumbo poashtu me vendim të gjyqëtarëve pas tetë raundeve. Pra, përballja Gjergjaj dhe Rexhoviq do të jetë luftë e vërtet dhe konsiderohet ndër më të mëdhat ndonjëherë që ka zhvilluar një boksier me vendbanim në Zvicër.
Ky meç do të zhvillohet në palestrën e njohur St. Jakobshalle në Basel.
Biletat mund ti bleni ne : www.ticketcorner.ch ose SPAR Filial, Birsstrasse 200, 4052 Basel dhe SPAR Filial, Längistrasse 14, 4133, Pratteln.
Kosovaboxing.org
3 shtator 2014