Dardan Morina mbron titullin WKU me vendim unanim
2 min readBayeruth, Gjermani, 13 dhjetor 2013 – Dardan Morina ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WKU në kategorinë deri 76 kg, ndaj kikboksierit kroat Mario Agatiq. Dueli gjatë gjithë kohës ishte mjaft interesant por kikboksieri ynë arriti që me sukses të përmbyll përballjen në favor të tij duke shënuar fitore të rëndësishme.
Ky duel u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni ynë publik RTK, ku të gjithë adhuruesit patën mundësin të shohin këtë meç nga afër dhe vlerën e Morinës.
Morina pati vit të sukseshëm duke shënuar katër fitore të rëndësishme. Ai me 22 shkurt fitoi me vendim unanim ndaj Wilfred Martin nga Franca për titullin WKU. Martin dy herë u gjetë në dysheme, por fitorja e Morinës ishte plotësisht e merituar. Me 20 Prill dyluftoi kundër turkut Mehmet Balok në Superfight duke arritur fitoren e dytë këtë stinor. Në këtë duel Morina arriti që gjatë raundit të parë tre herë ta rrëzoj deri sa gjyqëtari ndërpreu meçin. Fitoren e tretë e arriti me 7 qershor ndaj polakut Filip Kulawaski duke e mbrojtur titullin WKU. Këtë duel Morina arriti ta fitoj me vendim unanim pas pesë raundeve. Meçin e katërt këtë vit e zhvilloi me 28 shtator, kundër anglezit Kade Sherlock. Këtë duel Morina arriti ta përmbyll me KO në raundin e tretë. Dhe duelin e pestë e arriti të premten mbrëma ndaj kroatit Mario Agatiq. Ky duel ishte për titullin WKU dhe për herë të dytë këtë vit mbrojti titullin e kampionit të botës me një përmbledhje madhështore.
Kosova Boxing njëherit do të ndaj çmimin e kikboksierit më të mirë shqiptar për vitin 2013.
Artan Vërbica
15 dhjetor 2013