Klitschko vs Chambers nuk do të emitohet në HBO ?
1 min readAdhuruesit e boksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë humbur interesimin për të shiquar boks. Sigurisht se janë të zhgënjyer me boksierët e tyre dhe janë ngopur me vëllezërit Klitschko. Kjo më së miri flet ku TV më i njohur për boks në Amerikë, HBO ka dal në minus nga drejtat televizive, nga emitimet e fundit të Wladimir dhe Vitali Klitschko. Amerikanët nuk po i dëshirojnë Klitschkot, dhe është normale që televizioni HBO nga Evropa më nuk do ti transmetojnë drejtpërdrejtë, ndoshta në Amerikë po ?
Amerikanët nuk do t`a shiqojnë duelin e shumë pritur Klitschko vs Chambers. Deri më tani nuk është konfirmuar asgjë lidhje se kush do ta transmetoj këtë meç. Flitet se mund të jetë ESPN apo PPV por nuk ka konkrete asgjë. Nëse HBO apo Show Time nuk e transmetojnë atëhere vështirë mund të flitet për ndonjë televizion tjetër.
Ndërkohë të drejtën e Klitschko-ve për Evropë e ka TV i njohur gjerman, RTL, ku pjesë e komentimeve në rolin e expertit është gjithëmonë boksieri ynë Luan Krasniqi, i cili paragjykon, konstanton dhe jep mendime në këtë televizion. Luan Krasniqi gëzon një autoritet të madh në Gjermani dhe çdo duel që zhvillohet në RTL ai gjendet pranë boksierve, ish-boksierve kulmor. Kjo e bënë edhe më interesant duelet ku boksieri ynë i begaton meçet.
Artan Vërbica
26 Shkurt 2010
pse jo:)