Isufi shënon fitoren e radhës në boksin profesionist
1 min readDachau, Bayern, Gjermani, 1 nëntor 2013 – Shefat Isufi ka vazhduar suksesin e tij në boksin profesionist. Ai mposhti rumunin Vasile Dragomir me dorëzim pas tre raundeve. Dragomir i cili dy javë më parë boksoi ndaj Shpetim Shalës në Pejë ku dorëzoi meçin në raund të katërt, këtë e përsëriti edhe ndaj Isufit në të njëjtën mënyrë. Isufi tani me këtë fitore ka rritur rekordin e tij personal në 12 fitore (8 KO) dhe dy barazimeve. Ndërsa Dragomir pësoi humbjen e 13-të karshi 21 fitoreve (10 KO).
Kosovaboxing.org
3 nëntor 2013