Edis Tatli mbron titullin WBA Intercontinental me 7 dhjetor kundër Matias Ezequiel Gomes
2 min readBoksieri ynë më i sukseshëm i këtij viti, Edis Tatli do të vazhdon rrugëtimin e tij drejt suksesit. Ai me 7 dhjetor në qytetin Espoo të Finlandës do të mbrojtë titullin WBA-Intercontinental ndaj argjentinasit Matias Ezequiel Gomes. Ky duel do të jetë i treti për Tatlin pas dy fitoreve të mëdha ndaj Felix Lora dhe Innocent Anyanwu.
Kundërshtari i Tatlit, Matias Ezequiel Gomes deri më tani ka zhvilluar 33 meçe profesioniste duke shënuar 31 fitore (30 KO) dhe ka vetëm dy humbje. Gomes cilësohet si një boksier nakauter i cili 99% të fitoreve i ka fituar para kohe. Ky rezultat i tij do ta sfidoj seriozisht Tatlin i cili është rrugës së afërt që për një kohë të shkurtë të sfidon titullin e kampionit të botës.
Tatli deri më tani ka zhvilluar 21 meçe profesioniste duke fituar të gjitha meçet, gjashtë prej tyre me ndërprerje.
Tatli me triumfin e titullit WBA-Intercontinental ndaj Felix Loras, dhe fitores ndaj Innocent Anyanwu me nakaut në raund të pestë, është ngritur në pozitën e 12-të në versionin WBA, ndërsa në rast të fitores me 7 dhjetor, ai do të futet në mesin e dhjetë më të mirëve në kategorinë e lehtë të versionit WBA.
Pas suksesit më të madh ndër boksierët tanë, Tatli është kandidati kryesor për të fituar çmimin e boksierit më të mirë nga agjensioni ynë Kosova Boxing. Poashtu edhe revista jonë e boksit “Kosova Boxing Magazine” do të ndaj për herë të parë çmimin prestigjioz për boksierin më të mirë.
Artan Vërbica
16 tetor 2013