RTK

RTKLive
14 Shtator, 2025

Edis Tatli mposht Innocent Anyanwu me KO në raund të pestë

1 min read

edis tatli 3Savonlinna, Finlandë, 17 gusht 2013 – Edis Tatli ka vazhduar serinë e fitoreve të një-pas-njëshme duke mposhtur holandezin e natyralizuar nga Nigeria, Innocent Anyanwu me nakaut në raund të pestë. Dueli i cili ishte i paraparë të zhvillohet në tetë raunde, nuk shkoi më shumë se pesë duke treguar edhe një herë superioritetin që e ka arritur deri më tani prizrenasi, Tatli.

Tatli më këtë fitore ka arritur në shifrën e 21-0 (6 KO), ndërsa Anyanwu shënoi humbjen 10-të në karrierë karshi 21 fitoreve dhe tre barazimeve. 

edis tatli 1Me këtë fitore Tatli pritet të ngritet edhe më shumë në versionin WBA, ku duelin e radhës do të mbrojë titullin WBA-Intercontinental dhe mund që të sfidon titullin e kampionit evropian, versioni EBU. Ai pritet që edhe në versionet tjera si WBC, IBF dhe WBO të zë një vend meritor.

Për më të rejat për Tatlin mund të informoheni vetëm në një adresë, në Kosova Boxing, ku shumë shpejt do t`ju japim më shumë për boksierin tonë.

Kosovaboxing.org
19 gusht 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.