RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Nasi Hani barazon me Yuri Bihoutseu

1 min read

Nasi HaniThun, Zvicër, 20 Maj 2013 – Nasi Hani ka shënuar barazimin e parë në karrierën e boksierit profesionist. Dueli i tij me bjellorusin Yuri Bihoutseu u vlerësua me barazim nga tre gjyqëtarët. Gjyqëtari i parë Beat Hausammann vlerësoi fitues Bihoutseun me 58-54, gjyqëtari tjetër Armin Baucher 58-54 për Hanin dhe i treti Domenico Gottardi vlerësoi duelin e barabartë me 56-56.

Hani sipas të gjithë të pranishmeve ishte më i mirë, por në fund vendimi për barazim ishte befasues për shumë kend, e njëkohësisht edhe për Hanin. “Kam pritur fitore të thellë dhe asesi barazim. Ishte një vendim kontraverz, dhe nuk mund akoma të kuptoj se si gjyqëtarët zvicëran ishin kundër meje” theksoi Hani.

“Akoma me gjithë ekipin timë, jemi duke e analizuar rethanat e kësaj ngjarje.  Si duket, dikujt i duhet pushteti në këtë vend” tha në fund Nasi Hani për Kosova Boxing i cili ishte i dëshpëruar me barazim të padrejtë.

Tetë meçet e para Hani i ka të gjitha fitore dhe pesë me ndërprerje. Ky barazim erdhi në një moment të papritur, por Hanin kjo nuk do ta pengoj drejt synimeve dhe kërkimit të fitoreve tjera. Për bjellorusin Yuri Bihoutseu ishte ky barazimi i dytë në karrierëm karshi gjashtë fitoreve dhe pesë humbjeve në boksin profesionist.

Artan Vërbica
21 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.