RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Xhilla dhe Rrustemi fitojnë me KO

2 min read

agron xhilla 2Elzach, Baden-Württemberg, Gjermani, 13 Prill 2013 – Agron Xhilla ka pritur dy vite për t`ju revanshuar boksierit çek Roman Vanicky. Xhilla ka vetëm një humbje dhe atë të padrejtë ku  ishte vodhur atë botë. Por mbrëmë në qytetin Elzach, Xhilla tregoi potencialin e tij duke iu dashur vetëm 15 sekonda ku i shkaktoi humbjen e thellë.

Xhilla ka rekordin tani prej 18 fitore (14 KO) dhe të vetmën humbje nga Vanicky. Ndërsa Vanicky regjistroi humbjen e 33-të në karrierë karshi 14 fitore (8 KO) dhe një barazimi.

“Jam shumë i kënaqur me këtë revansh që e kam pritur qe dy vite dhe besoj se i tregova të gjithëve nivelin tim dhe të Vanickyt” theksoi Xhilla për Kosova Boxing.

Ai tregoi dhe për duelet e radhës, ku do të ketë edhe një përballje tjetër para verës, deri sa në muajin Korrik do të zhvilloj një duel në vendlindjen e tij në Strugë.

“Do të zhvilloj edhe një meç para verës, ndërsa në Korrik do të paraqitem para qytetarëve të mi në Strugë. Kjo ëndërr është e kahmotshme të paraqitem para njerëzve të mi” tha Xhilla.

Foto 1Foto 4I sukseshëm ka qenë edhe Erzen Rrustemi i cili sikurse Xhilla, duelin e përfundoi në raund të parë. Rrustemi tashmë me rekord 3-0 (3 KO) boksoi kundër kroatit Petar Mrvalj 2-2 (1 KO) duke e nakautuar në raundin e parë. Rrustemi i shkaktoi humbjen e dytë në karrierë.

Në matjet zyrtare një ditë para kroati Mrvalj ishte mjaft agresivë, gjë që e sulmoi Rrustemin në matje zyrtare, mirëpo ndërhyri supervisori i kësaj ngjarje Mirko Skoko duke parandaluar më të keqen. Ndërsa Rrustemi si një gjentelmen i vërtet vetëm se e shikoi si të krisur duke qeshur me sjelljet e tij.

Rrustemi u nda shumë i kënaqur me fitoren e arritur. Ai deklaroi për Kosova Boxing: “Jam shumë i gëzuar që fitova. Iu shmanga provokimit të kroatit, ishte disi e papritur. Prita ditën e përballjes ku tregohet forca e çdo njerit, ku fitova me ndërprerje. Këtë fitore ia dedikoj gjyshit tim i cili vdiç disa ditë më parë” theksoi Rrustemi. Në këtë mbrëmje ndeshjet i referoi miku i madh i agjensionit tonë Kosova Boxing dhe Federatës së boksit profesionist të Kosovës, Jozo Gabric.

Artan Vërbica
14 Prill 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.