Butterbeani finlandez, Katajisto viktima e radhës e Gjergjaj
1 min readBazell, Zvicër, 23 Mars 2013 – Arnold Gjergjaj ka vazhduar serinë e tij të fitoreve të një pas njëshme. Ai mbrëmë regjistroi fitoren e 21-të në boksin profesionist në poaq meçe. Gjergjaj përball kishte poashtu një boksier të pamposhtur deri sa ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë pas 14 meçeve profesioniste.
Grushtet e fortë të Gjergjaj nuk arriti ti përballon as Butterbeani Finlandez, Janne Katajisto.
Gjergjaj e filloi mirë meçin ku në raundin e parë i lexoi dobësit. Në raundin e dytë ishte i ashpër ku sapo filloi raundi i dëmtoi syrin dhe për këtë i numëroi gjyqëtari. Kjo nuk ishte e tëra në raundin e dytë, ku në përfundim të raundit e goditi mjaft fortë duke e plandosur. Katajsito mezi u zgjua por gongu ishte ai që e shpëtoi. Vetëm sa filloi raundi i tretë Gjergjaj pas disa sekondash me një goditje të fortë me të djathtën i mbylli dilemat e të gjitha sa i përket fituesit. Katajisto ishte në KO.
Fitorja e fundit Gjergjaj e sjellë në vendin e 72-të në botë. Kjo fitore i dha pikë mjaft. Duelin Gjergjaj vs. Katajisto do të mund të ndiqni sonte nga ora 22:30 në televizionin publik të Kosovës, RTK.
Artan Vërbica
24 Mars 2013