Kolaj mposht çekun Velecky me vendim unanim pas 6 raundeve
1 min readRomë, Itali, 15 Mars 2013 – Orial Kolaj ka mposhtur çekun Jindrich Velecky me vendim unanim pas 6 raundeve. Kolaj i cili dorëzoi titullin EBU pasi nuk pranoi të mbrojë titullin në Poloni, nuk u ndal dhe arriti një fitore tjetër në Itali.
Çeku Jindrich Velecky për herë të tretë mposhtet nga shqiptarët, pasi që më parë e kishin mposhtur edhe Vigan Mustafa dhe Haxhi Krasniqi.
Kolaj ka përparuar bilancin e tij në boksin profesionist ku tani ka 11 fitore (7 KO) dhe 5 humbje.
Kosovaboxing.org
16 Mars 2013