RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Elvir Muriqi nënshkruan me Greg Cohen Promotions llc

2 min read

elvir muriqi 3Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Elvir Muriqi ka nënshkrruar kontratë me ekipin gjigant promovues amerikan “Greg Cohen Promotions Llc”. Muriqi i cili ka kaluar një periudhë të vështirë duke pasur për dy vite shumë pak duele, ka vendosur të mos ndalet dhe të kërkon sërish rastin. Në vitet e fundit Muriqi ishte nën kontratë me promoterin e njohur Don King Production, por nga ky nuk përfitoi asgjë vetëm vazhgitje.

“Kam nënshkrruar me Greg Cohen. Ai është një promoter i fuqishëm dhe besoj do të kemi një bashkëpunim të mirëfillt. Cohen ka disa boksier të famshëm si kampionin botëror Austin Trout, pastaj legjendën Hasim Rahman dhe në të kaluarën ka pasur nën menaxhim edhe James Toney” tha Muriqi për Kosova Boxing.

Muriqi pritet fillimisht të zhvilloj dy apo tre duele në 10 raunde që të rikthehet në rangimet e të gjitha versioneve botërore.

“Jam duke u përgaditur maksimalisht dhe jam në peshë konstante të kategorisë sime gjysmë të rënd, duke pritur rastin e rikthimit tim. Vazhdoj të jem me trainerin tim Buddy McGirt i cili edhe ka qenë ndërmjetësues me promoterin Greg Cohen. Shpresojë puna jonë të jap fryt përsëri” tha Muriqi në vazhdim.

Muriqi mund të përballet me boksierin e njohur Chuck Mussachio me 18 Shkurt, por kjo do të mësohet në ditët në vazhdim. Këtë meç është duke e ndërmjetësuar agjensioni Kosova Boxing me menaxherin e Alberto Rossel. Deri më tash për të gjitha detajet kanë pranuar edhe boksieri ynë, dhe tabori i Rossel, vetëm ka mbetur që edhe Chuck Mussachio të pranon duelin kundër Muriqit. Për të rejat do t`ju informojmë, mirëpo si do që të jetë Muriqi nuk do të pres shumë dhe në fillim të vitit 2013 do të paraqitet.

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 Dhjetor 2012

 

 

1 thought on “Elvir Muriqi nënshkruan me Greg Cohen Promotions llc

  1. elmir muriqi osht bokseri maj mir edhe do ta jet bokseri maj mir sukses e pershendes vlla ishallah ki fatse je bokseri maj mir ne bot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.