Terbunja kundër serbit Mihajloviq me 16 Nëntor
1 min readBoksieri ynë perspektiv Naim Terbunja sfidën e radhës do të ketë kundër boksierit serb Srdan Mihajloviq. Ky duel do të zhvillohet në qytetin Linkoping në Suedi me 16 nëntor dhe do të zhvillohet në 6 raunde.
Terbunja deri më tani ka zhvilluar 4 meçe profesioniste duke fituar të katër përballjet. Ky do të jetë meçi dytë kundër një serbi. Ai meçin debutues e pati me Vladimir Spasojeviq ku shënoi fitore me vendim unanim. Ndërsa kundërshtari i tij Srdan Mihajloviq deri më tani ka zhvilluar 9 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (5 KO) dhe 3 humbje.Të tre humbjet Mihajloviq i ka humbur me anë të pikëve.
Terbunja deri më tani në katër përballjet e para nuk ka kursyer asgjë nga vetëvetja duke rezikuar dhe boksuar me kundërshtar të denjë. Kjo edhe dha rezultat duke sjellur atë shumë shpejt në ranglistën botërore në vendin e 264 në boxrec. Deri sa serbi Mihajloviq rangohet më lartë në pozitën e 201-të.
Tërbunja së fundi u paraqit në qytetin e lindjes ku dhuroi spektakël dhe boks cilësor duke mposhtur polakun Bartomiej Grafka me vendim unanim.
Artan Vërbica
26 Tetor 2012