RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Zhuta shënon fitoren e parë në boksin profesionist

1 min read

Fatlum ZhutaWashington, SHBA, 7 nëntor 2015 – Njëri ndër boksierët më të mirë amator shqiptarë në vitet e fundit, Fatlum Zhuta ka shënuar fitoren e parë në boksin profesionist. Zhuta i cili debutoi me barazim në profesionizëm në Korrik të vitit të kaluar, është rikthyer pas plot 15-muajsh me fitore duke shijuar fitoren e parë.

Zhuta nakautoj amerikanin Daryl Gardner në raundin e parë. “Të gjithë kanë menduar se unë do të ndalem nga boksi, por me gjitha vështirësite e mija, arrita një fitore të merituar për rikthimin tim” theksoi strugani për Kosova Boxing.

Fituesi i medaljes së bronzt nga Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”, pati vështirësi të madhe për të gjetur klub në SHBA. Ai fillimish emigroi në Alaska ku në këtë shtetë mungon Federata e boksit profesionist, deri sa më vonë gjeti një menaxher në Washington duke mos debutuar sukseshëm ashtu siç e kishte planifikuar. Ai debutoi me barazim. Dhe Zhuta nuk ndaloi, ja vjen fitorja më se e merituar ndaj Gardner (2 fitore (2 KO), 7 humbje) në 9 meçe.

Shpresojm që kjo fitore i ka hapur një dritare të re drejt kërkimit të suksesit edhe në boksin profesionist.

Artan Vërbica
8 nëntor 2015  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.