RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Zhuta shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

1 min read

Fatlum zhutaSikur se ka shkëlqyer në boksin amator, ashtu është duke shkëlqyer edhe në meçet e para të boksit profesionist. Bëhet fjalë për boksierin nga Struga, Fatlum Zhuta, i cili mbrëmë në Alaska të SHBA-ve ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist.

Zhuta përball kishte boksierin gjerman Urges Myller të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të parë. “Ishte një meç i mirë ku unë arrita që të kryej këtë meç sa më mirë. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm të fitoreve” ka thënë Zhuta për Kosova Boxing.

Ai kishte debutuar me 23 janar të këtij viti, ku mposhti amerikanin Orlanda Upton Junior me nakaut poashtu. Zhuta dëshiron të zhvilloj disa duele në Alaska, për të vazhduar më pastaj në qendrat e mëdha të boksit në SHBA, Los Angelos, Las Vegas, apo New York. “Dëshiroj të bëjë disa fitore në Alaska, dhe të adaptohem me boksin amerikan. Synimi im është ndonjë klub të madh në qendrat e boksit si Los Angelos, Las Vegas, apo New York, ku do të mund të përfaqësohem dënjësisht dhe të arrijë synimin tim” tha Zhuta.

Kosovaboxing.org
7 shkurt 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.