RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Zhuta mposht Apolostovskin me ndërprerje në kampionatin e Maqedonisë

1 min read

Tetovë, 29 Tetor 2011 – Fatlum Zhuta ka treguar edhe një herë që nuk ka konkurrencë në Maqedoni. Zhuta arriti që ti kënaq shikuesit shqiptar duke mposhtur boksierin e ekipit “Aperkat” nga Shkupi, Dimitar Apostolovski me ndërprerje në raund të parë. Qysh në fillim Zhuta iu vërsul duke goditur mjaft shumë Apolostovskin duke detyruar gjyqëtarin në ring ti numëroj, ku ndërkohë treneri i klubit nga Shkupi hedhi rizën duke dorëzuar meçin. “Kjo ishte një fitore e mirë para turneut “Gongu i Artë” që fillon për dy javë. Më pastaj pres të paraqitem edhe në turneun Adem Jashari ku për këtë turne kam motiv shtesë gjithëmonë. Pas këtyre dy turneve të mëdha, kampionati i Maqedonisë mbahet në muajin Dhjetor ku pres të shpallem kampion sërish i vendit në kategorinë time” theksoi Zhuta për Kosovaboxing.org. Për Zhutën nuk do të ketë pushim pasi në fillim të vitit 2012 do të mbahen kualifikimet në Stamboll për Lojrat Olimpike në Londër me 2012 që fillojnë gjatë verës së ardhshme. “Besoj se kam kapacitete për Olimpijad, është e vështirë por besoj se do të kualifikohem” tha në fund Zhuta.

Artan Vërbica
29 Tetor 2011

1 thought on “Zhuta mposht Apolostovskin me ndërprerje në kampionatin e Maqedonisë

  1. gjithmon i gezon shikuesit shqipetar e besoj se prap do jesh kampion i Maqedonis kjo nuk dyshohet,e kemi deshire qe dhe Trofeun e Adem Jasharit ta marresh me vete per Strug.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.