RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Zhuta kalon xhiron e parë, ndërsa Bermeta eliminohet

1 min read

Ankara, Turqi, 17 Qershor 2011 – Ka filluar kampionati evropian i 29-ti me radhë në Ankara të Turqisë. Siç e kishim cekur ditë më parë se shorti është i vështirë për boksierët tanë, kjo doli të del sipas parashimeve tona. Fatlum Zhuta arriti të kalon pengesën e parë pa problem kundër izrailitit Artim Masliy me anë të pikëve, por na mungon rezutati zyrtar i kësaj ndeshje të cilin do ta sjellim në ditët e ardhshme. Zhuta bokson për Maqedoninë. Ndërkohë Alban Beremeta ka humbur nga reprezentuesi i Armenisë Artur Khachatryan me rezultat të thellë 24 me 5. Në raundin e dytë të garave me 20 Qershor, Fatlum Zhuta do të bokson me armenin që mposhti Alban Bermetën dhe prapë do të jetë vështirë. Artur Khachatryan ishte i treti vitin e kaluar në kampionatin evropian në Moskë të Rusisë. Ai medaljen e bronzt e fitoi në konkurrencën deri 81 kg, por këtë vit bën gara në 75 kg dhe është favorit për medaljen e artë. Pra punë të vështirë do të ketë edhe Fatlum Zhuta. Nesër do të boksoj Xhulio Vrenozi dhe Asmer Bilalli, ndërsa Kristian Demaj bokson me 19 Qershor.  

Artan Vërbica
17 Qershor 2011

2 thoughts on “Zhuta kalon xhiron e parë, ndërsa Bermeta eliminohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.