RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Zhuta i përgatitur për KE në Moskë

2 min read

Reprezentacioni i Maqedonisë në boks, të mërkurën do të udhëtoj në Moskë ku nga 4-16 qershor do të zhvillohet kampionati evropian për senior. Për këtë aktivitet trajneri Ruzhdija Kalaç në Rusi do të paraqitet me tre boksier: Veli Mumin, Primislav Dimovski dhe Fatlum Zhuta. Ky i fundit përgatitjet e fundit për këtë eveniment i ka zhvilluar në Cyrih të Zvicrës kurse Mumin dhe Dimovski në Romë të Italisë. “Përgatitje speciale nuk kam pasur me reprezentacionin e Maqedonisë dhe arsyen për këtë nuk e kam të qartë as unë. Megjithatë unë vazhdimisht kam ushtruar në Strugë dhe Ohër me trajnerin tim Fisnik Hani, ndërkohë që stërvitjet e fundit para kampionatit evropian i kam zhvilluar në Cyrih me vëllain tim Besmir Zhuta”, pohoi Fatlum Zhuta. Ai shton se e ndjen vetën të përgatitur maksimalisht dhe shpreson se në Moskë do të tregoj luftëra të mira. “Para disa ditëve kisha një testim nga ana e Komitetit Olimpik të Maqedonisë rreth përgatitjes sime fizike. Në këtë kontroll dola se jam 96% i përgatitur për këtë aktivitet, madje më i mirë se Mumin e Dimovski. Kështu, mendoj se në evropian në këtë aspekt nuk do të kem problem dhe shpresoj se çdo fitore do të jetë pozitive për mua, nga ana tjetër edhe një përvojë e madhe për të ardhmen”, deklaroi Zhuta. Ndryshe, duhet cekur se për struganin kjo do të jetë evropiani i dytë në karrierën e tij, pasi para dy viteve ai garoj edhe në KE në Londër.

Avdyl Salihu
2 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.