RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Zhuta humb 18 me 15 nga Jorge Cortez

2 min read

Foto:Kosovaboxing.org

Baku, Azerbejxhan, 1 Tetor 2011 – Boksieri ynë nga Struga, Fatlum Zhuta nuk ka arritur që të kalon xhiron e dytë në kampionatin botëror. Pas një përballje të fortë me kampionin e kontinentit të Amerikës, ekuadrianin Jaime Jorge Padilla Cortez, Zhuta nuk arriti të shkoj më tutje. Rezultati gjatë gjithë ndeshjes ishte i ngushtë, por në shumë raste goditjet e boksierit tonë nuk u numëruan, pasi që Cortez është boksier me nam të madh. Ndeshja përfundoi me rezultat 18 me 15 për Cortez, por nga pamjet që i shikuam, mund të themi lirisht që Zhuta në disa raste u dëmtua ku nuk iu dhanë pikë. “Kam jap më shumë se ai goditje, se di pse gjyqëtarët më dëmtuan, thjesht nuk e di arsyen” theksoi Zhuta për Kosovaboxing.org, i cili ishte mjaft i mërzitur nga kjo humbje.

Cortez rangohet si i 3-ti në botë në ranglistën e AIBA-së. Kampioni i kontinentit të Amerikës, mundi vitin e kaluar dy boksier të fortë si kubanezin Emilio Correa Beyeux me 9-4 dhe brazilianin Yamaguchi Falcao Florentino me 10-2, për tu shpallur kampion i Amerikës. Zhuta tani do të kërkon kualifikimin në Lojrat Olimpike 2012 në Londër. Do të ketë dy faza për kualifikim të cilat do të mbahen një në Stamboll të Turqisë dhe tjetra në Peskara të Italisë.

Në lojë ka mbet tani nga shqiptarët vetem Kristian Demaj nga Shqipëria i cili bokson me 4 Tetor kundër hungarezit Jozsef Darmos. Demaj e njef kundërshtarin nga Hungaria pasi vitin e kaluar ka boksuar në kuadër të ligës “BoxingOne Championship” ku përfaqësoi Kosovën në Ferizaj ku mundi hungarezin me rezultat të ngushtë.

Kosovaboxing.org do t`ju informojë për të gjitha rezultatet e arritura.

Artan Vërbica
3 Tetor 2011

1 thought on “Zhuta humb 18 me 15 nga Jorge Cortez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.