RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Zhuta debuton në boksin profesionist me 20 dhjetor

2 min read

Foto: Kosova Boxing

Fatlum-ZhutaKa filluar të ambientohet në qytetin Achorage, më i madhi në Alaska të SHBA-ve, por më e rëndësishme është se ka nisur t’i përshtatet edhe stërvitjeve në boksin profesionist. Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar deri dje në boksin amator dhe njëri ndër më të të suksesshëm jo vetëm në Maqedoni, Fatlum Zhuta do të debuton në boksin profesionist me 20 dhjetor të këtij viti, në kategorinë e mesme (72,5kg), por ende nuk dihet kundërshtari dhe vendi se ku do të zhvillohet meçi debutues. Sidoqoftë boksieri strugan me padurim po pret “luftën” e tij të parë.“Natyrisht se me gjithë qejf pres duelin e parë timin që do të shënoj një fillim të ri në karrierën time profesiniste. E vërtetë është se do të debutoj me 20 dhjetor të këtij viti, por ende nuk di se kush do të jetë rivali im. Kam mësuar se është amerikan dhe kaq dhe ndoshta meci do të organizohet këtu në Alaskë. Më vonë me siguri do të dijë hollësi të tjera më të sakta rreth ndeshjes time të parë”, deklaroi për  “Lajm”, Fatlum Zhuta.  “Përgatitjet po i zhvillojë nën përkujdesjen e trajnerit tim Daaniel Choi nga Korea, i cili ka qenë kampion i Azisë dhe sfidues i kampionit botëror WBC-së në kohën e tij. Një kohë ka stërvitë kampionët si Hernandez dhe Shane Mosley”, theksoi Zhuta.

Marrë nga bashkëpuntori ynë Reshat Ibrahimi nga gazeta Lajm.

Kosovaboxing.org
15 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.