RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Zeqiri fiton edhe titullin e Hamburgut

2 min read

Hamburg, Gjermani, 12 Nëntor 2011 – Pasi që fitoi titullin e kampionit të Hamburgut Veriorë, Liridon Zeqiri kurorëzohet edhe me titullin e të gjithë qytetit të Hamburgut. Zeqiri i cili u paraqitë me ekipin SV Lurup, në gjysmëfinale u takua me boksierin Riswan Ajubov nga PSV Wismar të cilin e mposhti bindshëm me rezultat të thellë 24 me 3. Në raundin e parë Zeqiri krijoi epërsi 6 me 2, ndërsa të dytën e shtoi duke fituar 9 me 0, dhe të tretën duke dërmuar plotësisht 9 me1, gjithësej 24 me 3 në fund të meçit. Rezultati i thellë në gjysmëfinale i dha edhe më shumë vetëbesim ku Zeqiri në finale u takua me kampionin e Gjermanisë Veriore, Agil Achverdiev të cilin Zeqiri e mposhti me ndërprerje “RSCO 2” në raund të dytë. Zeqirin pas përfundimit të kampionatit,  juria e zgjedhi si teknikun më të mirë të kampionatit të Hamburgut.

“Jam i lumtur për fitoren. Arrita një sukses që për mua është shumë i çmuar dhe i vlefshëm. Tani kam në mendje vetëm turneun Adem Jashari, i cili është turneun që më mungon. Forma ime, përgaditja që kisha në Gjermani do të më ndihmojnë mjaft, për të synuar edhe këtë trofe. Shpresoj të paraqitem sa më mirë me 25 dhe 26 Nëntor” theksoi Zeqiri për Kosovaboxing.org.

Kampionët e Hamburgut (Zeqiri djathtas me trofe “Tekniku më i mirë i Hamburgut 2011”)

Liridon Zeqiri pas këtij suksesi i janë ofruar shumë klube në Gjermani për të marr pjesë edhe në Bundesliga të Gjermnaisë, duke vlerësuar talentin e tij, por Zeqiri për shkak që nuk ka leje qëndrimi për kohë të gjatë në Gjermani duhet të kthehet në Kosovë.  Pas turneut Adem Jashari, krerët e Federatës së Boksit të Kosovës së bashku me Ministrinë për Rini, Kulturë dhe Sport, duhet ti mundësojnë një status për ti siguruar Zeqirit pjesëmarrje në Bundesliga dhe një kohë qëndrim më të gjatë nga ofertat që ka ky djalosh, për të përfaqësuar vetën e tij dhe Kosovën poashtu. Lojrat Olimpike për boksin e Kosovës për 2012 kanë përfunduar, por për katër vite ne mund Zeqirin dhe tjerët ti mundësojmë të arrijnë në vendet tjera të Evropës, ku kanë boksin më të përparuar deri sa të vjen koha e duhur për Olimpijadën e vitit 2016 në Rio De Jeniero në Brazil.

Foto : Klaus Fervert

Artan Vërbica
13 Nëntor 2011

2 thoughts on “Zeqiri fiton edhe titullin e Hamburgut

  1. Urime Liridon, urime e dhasht zoti e fiton dhe trofeun te cilin e ke deshire te madhe, pra trofeun e Adem Jasharit, ku dhe shpresoj se do te plotesohet deshira.
    Je punetor i madh i pa lodhshem dhe shpresoj ne rezultatet tjera shume e shume me te mira nga ju.
    Edhe nje here urime e e gezofsh kete titull edhe me trofen qe ti e deshiron aq shume.

  2. #Urime Liridon, jom shum i kenaqur me rezultatet qe po na jep.

    ishalla vazhdon me ksi rezultate dhe ishalla te realizohet edhe deshira madhe trofeu Adem Jashari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.