RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Zenunaj fiton titullin IBO International

2 min read

Dardan Zenunaj 123Flobecq Hainaut, Belgjikë – 23 mars – Boksieri kosovar Dardan Zenunaj ka befasuar të gjithë duke fituar të shtunën mbrëma titullin “IBO International” në peshën super-pendël.
Zenunaj ishte ngjitur dy kategori dhe po ashtu boksoi si mysafir, për të sfiduar këtë titull. Përballë pati boksierin me mjaft përvojë, armenin me shtetësi belge Hovhannes Zamkochyan, por kosovari  25-vjeçar nuk tregoi fare frikë. Ai madje e mbylli duelin mjaft shpejt, për vetëm 2:25 minuta, duke triumfuar me nokaut në raundin e parë.

“Jam shumë i gëzuar. Askush nuk besonte se do t’ia dal të fitojë, pasi po luftoja së pari si mysafir, së dyti kisha për kundwrshtarw një boksier me përvojë të madhe dhe së treti u desh të ngritesha në dy kategori për këtë sfidë. Mirëpo, unë i demantova të gjithë dhe ia dola të fitojë titullin IBO International”, ka thënë Zenunaj, për Kosova Boxing.

Zenunaj nisi furishëm meçin e të shtunës dhe pas një serie të goditjeve e rrëzoi kundërshtarin e tij Zamkochyan për herë të parë. Armeni u ngrit, mirëpo Zenunaj vazhdoi me një sulm të furishëm dhe e rrëzoi për herë të dytë kundërshtarin, para se arbitri të ndërpriste meçin. Për Zenunajn kjo ishte fitorja e tetë në boksin profesionist, gjashtë prej tyre i ka me nokaut, karshi një humbje. Ndërkohë për armenin Zamkochyan 31-vjeçar ishte humbja e gjashtë në boksin profesionist, karshi 26 fitoreve (15 KO) dhe një barazimi.

Shpend Ahmeti
24 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.