RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Zenunaj bokson sonte kundër Jose Salinas

1 min read

dardan zenunaj Dardan Zenunaj (12-1-0, 9 KO)  do të ketë meçin e radhës sonte mbrëma në Mashantucket në Connecticut të SHBA-ve, ku për kundërshtar do ta ketë amerikanin Jose Salinas (9-2-1, 5 KO). Ky meç do të zhvillohet në tetë raunde.

Salinas është boksier i respektuar. Ai humbjen e fundit e pësoi nga Billel Dib i cili rangohet i 5-ti në WBO dhe i 15-ti në WBA, me vendim të një anshëm ku njëri e vlerësoi të barabartë, ndërsa dy të tjerët e vlerësuan ngushtë fitoren e tij. Pra, kjo tregon se Zenunaj do të ketë një sfidë të vërtetë sonte, por që shpresojmë të dal fitues si gjithmonë.

Karriera e Zenunaj po shkon mirë. Ai tani është nën menaxhimin e promoterit DiBella Entertainment, ndërsa për trajner ka Roberto Garcian, një ndër trajnerët më të mirë në Amerikë. 

Për Zenunaj ky do të jetë meçi i dytë në këtë vit. Ai  në prill të këtij viti triumfoi ndaj meksikanit Naciff Castillo pas tetë raundeve. Shpresojmë që suksesi i tij me fitore të vazhdon edhe më tutje, ku Kosova Boxing i uron suksese.

Të gjithë të interesuarit mund ta shiqojnë meçin në këtë adresë, por paraprakisht duhet ta blejnë si “Pay-Per-View” që kushton 14.99 us dollar.

http://www.gfl.tv/event/gofightlive/Fight/Boxing/DiBella-Ent–Amos-Cowart-vs-Nick-DeLomba/3427

Kosovaboxing.org
1 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.