RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ylli Rashiti kundër Marko Martinjak këtë fundjavë

1 min read

ylli-rashiti-marko-martinjakBoksieri ynë Ylli Rashiti (6-0-1, 3 KO) do të ketë një sfidë të vërtetë këtë fundjavë. Ai në Volketswil të Zvicrës do të përballet me kroatin Marko Martinjak (5-23-2, 2 KO). Dueli i tyre do të zhvillohet në 6 raunde.

Në shikim të parë bilanci i Martinjak duket i zbehtë, por ai është një boksier shumë cilësor me përvojë të madhe, si nga boksi profesionist, poashtu edhe nga kikboksi dhe MMA. Martinjak gjatë karrierës së tij ka boksuar me boksier kulmor si Enad Licina, Mirko Larghetti, Giacobbe Fragomeni, etj.

Martinjak ka boksuar edhe me boksierin tonë Granit Bylygbashi. Dueli i tyre u zhvillua në Ystad të Suedisë ku pas 4 raundeve, dueli i përmbyll me rezultatë të barabartë. Rashiti, këtë vit ka zhvilluar dy meçe duke fituar që të dyjat. Ai mposhti Sllobodan Culum dhe Mile Nikolic me vendim unanim pas 6 raundve.

www.kosovaboxing.org
26 tetor 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.