RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Yll Rashiti shënon fitoren e gjashtë në boksin profesionist

1 min read

Yll RashitiLitternhalle, Visp, Zvicër, 28 maj 2016 – Boksieri nga Dragashi, Yll Rashiti 6-0-1 (3 KO) ka shënuar fitoren e gjashtë në boksin profesionist. Ai mbrëmë në Visp të Zvicrës mposhti serbin Mile Nikolic 18-31-1 (14 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e Rashitit me 60-54.

Kjo është fitorja e dytë e Rashitit këtë vit. Ai para dy muajve mposhti poashtu një boksier nga Serbia, Sllobodan Culum me vendim unanim. 

Rashiti gjatë kësaj vere mund të zhvilloj edhe një përballje tjetër. “Pres të zhvilloj edhe një meç gjatë kësaj vere dhe pastaj të marrë një pushim verorë. Jam i kënaqur. Përballjet edhe më të vështira do të vijnë nga fundi i vitit dhe me 2017” theksoi Rashiti për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
29 maj 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.