RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Xhoxhaj siguron çerekfinalen me fitore të madhe ndaj hungarezit Harcsa

2 min read

Boksieri kosovar në çerekfinale do të takohet me ukrainasin Oleksandr Khyzhinjak.

Ukë Smajli eliminohet, por largohet nga BAKU me kokëlartësi me prezentimin e tij.

Armend Xhoxhaj

Artan Vërbica
19 qershor 2015

Armend Xhoxhaj ka depërtuar në çerekfinale të Lojrave Evropiane që po mbahen në Baku të Azerbejxhanit. Krenaria e boksit kosovar arriti në të tetën e finales të mposht boksierin hungarez  Norbert Harcsa me vendim unanim të tre gjyqëtarëve me rezultat 29-28, 29-27 dhe 29-28.

Xhoxhaj e filloi dobët raundin e parë duke e humbur, por u rikthye fuqishëm në raundin e dytë duke barazpeshuar rezultatin dhe gjithçka do të vendosej në raundin e tretë. Në raundin final ai e bëri edhe më mirë se që e kishte bërë në raundin e dytë duke shkëlqyer dhe duke siguruar fitoren që duhet pranuar që nuk e kishte të lehtë. Edhe pse 21-vjeçar, Xhoxhaj tregoi vetëbesim më shumë se sa hungarezi Harcsa që ishte gjashtë vite më i vjetër, gjegjësisht 27-vjeçar me bagazh më të madh në boksin olimpik se sa boksieri ynë. Dhe me këtë fitore i afrohet vetëm një hap medaljes evropiane.

Duelin çerekfinal Xhoxhaj do ta zhvillon me 22 qershor kundër ukrainasit 19-vjeçar Oleksandr Khyzhinjak. Epërsia e Xhoxhaj do të jetë gjatësia prej 5 centimetra i cili ka 185 cm, karshi Khyzhinjak që është 180 cm. Pjesa tjetër e fortë e Xhoxhaj është këmbngulësia, uria, vetëbesimi dhe siguria në ring e cila po jap rezultat në duelet e fundit të tij. Sikurse me Harcsa, ai ka ditur edhe shumë duele të mëdha nga humbja e raundit të parë ti kthej në fitore më pastaj. Kjo tregon karrakterin e fituesit që e ka krijuar Xhoxhaj.

Në duelin çerekfinal ndërmjet Xhoxhaj dhe Khyzhnijak nuk do të ketë favorit dhe gjasat do të janë 50-50. Edhe pse Khyzhnijak 19-vjeçar nuk duhet nënçmuar sepse ai vjen nga një akademi i madhe e boksit botëror që ka Ukraina sot dhe jo rastësisht ka zënë vend si boksieri numër një i kategorisë gjysëm të rënd. Dhe tjera është se në 15-viteshin e fundit Ukraina quhet “Carry cot of Boxing”, ndryshe djepi i boksit botëror që e ka kaluar me rezultate edhe shtetin e Rusisë si në boksin amator poashtu edhe profesionist me ngritjen e kampionëve.

Në të tetën e finalës boksoi edhe boksieri shqiptar Ukë Smajli që përfaqëson Zvicrën. Smajli e kishte më të vështirë se Xhoxhaj sepse përball pati bartësin numër një, italianin Valentino Manfredonia. Përkundër faktit të outside-rit, Smajli luftoi bukur dhe fortë dhe humbi ngushtë me raunde, 2 me 1. Dy gjyqëtar e vlerësuan fitoren e Manfredonias me 29-28 dhe njeri 30-27. Smajli largohet kryelartë nga Lojrat Evropiane me shpresën e madhe për të ardhmen.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.