RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Xhoxhaj për herë të tretë fiton trofeun “Adem Jashari”

2 min read

armend-xhoxhaj-2Palestra 1 tetori, Prishtinë, 27 tetor 2016 – Armend Xhoxhaj në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” ka arritur për herë të tretë radhazi të fitoj turneun prestigjioz. Xhoxhaj i cili pati dy boksier sfidues në gjysëm finale, Indrit Laçin nga Shqipëria dhe në finale belgun,  Selehetate Victor arriti me shumë mund të fitoj turneun e çmuar. Dy meçet ishin të barazpeshuara dhe sfiduese, ku gjyqëtarët vlerësuan fitoren e tij, njëherit edhe juria profesionale zgjodhi boksierin më të mirë të turneut.

Dueli më i mirë finalë ishte ai në kategorinë gjysëm velter, ku pas një lufte në tre raunde ndërmjet Nikollë Rrasit nga klubi Gjakova 137 dhe Dielli Vranovcit nga klubi i boksit Peja, ky i fundit doli fitues me meritë.

Duel interesant ishte edhe ai ndërmjet Ardit Delijaj nga klubi i boksit Besa Pejë dhe shqiptarit nga Maqedonia, Lulzim Bajrami. Më i mirë në tre raund doli të jetë Delijaj. 

Finalet:

 52 kg – Vilson Guri (Shqipëri) – Isak Sylejmani (Maqedoni) 2 : 0
 56 kg – Ardit Nurja (Shqipëri) – Usturoi Vasile (Belgjikë) – 0 : 2
 56 kg – Almir Nurisov (Maqedoni) – Ayigah Dodji (Belgjikë) – 0 : 2
 64 kg – Nikollë Rrasi (Kosovë) – Dielli Vranoci (Kosovë) – 0 : 2
 64 kg – Violant Sylejmani (Kosovë) – Martirosyan Hovanes (Belgjikë) – 2 : 0
 69 kg – Zeljko Marko (Kroaci) – Besart Kurhasku (Kosovë) – 0 : 2
 69 kg – Vanhard Haziraj (Kosovë) – Lulzim Ismajli (Maqedoni) – 0 : 2
 75 kg – Vequnca Ruben (Belgjikë) – Arjon Kajoshi (Shqipëri) – 2 : 0
 81 kg – Ardit Delijaj (Kosovë) – Lulzim Bajrami (Maqedoni) – 2 : 0
 81 kg – Luka Plantic (Kroaci) – Aydire Yadssin (Belgjikë) – 2 : 0
 91 kg – Armend Xhoxhaj (Kosovë) – Selehetate Victor (Belgjikë) – 2 : 0
E falenderojmë për materialin Artan Muhaxhirin dhe fotografin Shpend Ahmeti.
Kosova Boxing
28 nëntor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.