RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Xhoxhaj në finale të turneut ndërkombëtar “CRNE DIAMANTY”

1 min read

Mishkov, Poloni, 17 Qershor 2011 – Përfaqësuesja e të rinjëve të Kosovës, është duke marr pjesë në turneun ndërkombëtar “CRNE DIAMANTY” në Poloni. Reprezentuesit tanë kanë përfaqësu shumë mirë boksin tonë, të cilët Kosova ka disa boksier të rinj mjaft perspektiv. Ai që ka treguar rezultate kulminante është Armend Xhoxhaj i cili ka arritur deri në finale. Xhoxhaj mposhti dje boksierin nga Ceçenia Islam Aliorev me rezultat 8 me 3. Xhoxhaj ishte në të gjitha raundet më mirë dhe do të ballafaqohet në finale me një boksier nga Polonia. Reprezuentuesi tjetër i Kosovës, Besart Xhafa boksoi kundër reprezentuesit nga Polonia, Damian Kaszuba. Xhafa humbi me rezultat 8 me 5. Përfaqësueses sonë është duke e udhëhequr Abaz Suli. Poashtu ndarjen e drejtësisë në ring e ka ndarë edhe gjyqëtari ynë Latif Demolli. Në këtë turne janë duke marrur pjesë këto shtete : Gjermania, Cekia, Ukraina, Austria, Kosova dhe vendasi Polonia.

Kosovaboxing.org
17 Qershor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.