RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Xhilla fiton me dorëzim nga ana e kundërshtarit

1 min read

Agron Xhilla vs. Grigol AbuladzeDresden, Gjermani, 5 shtator 2013 – Agron Xhilla ka fituar mbrëmë kundërshtarin nga Gjeorgjia, Grigol Abuladze, duke mbrojtur titullin GBU – Global Boxing Union.

Dueli nuk zgajti më shumë se një raund pasi Abuladze lëndoi dorën dhe më pastaj në pamundësi të vazhdonte dorëzoi meçin. 

“Jam i zhgënjyer që nuk arrita të boksoj më shumë raunde. Por, këto gjëra edhe pse jo të pëlqyera, ndodhin” theksoi Xhilla për Kosova Boxing.

Me këtë fitore Xhilla shënoi fitoren e 23-të në karrierë (18 KO), karshi një humbje. Ndërsa për Abuladzen kjo ishte disfata e 10-të karshi 21 fitoreve (12 KO).

Kosova Boxing
6 shtator 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.