RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Xhilla dhe Rrustemi në event të përbashkët me 8 Dhjetor

1 min read

Boksierët tanë Agron Xhilla dhe Erzen Rrustemi do të zhvillojnë duelet e radhës me 8 Dhjetor në Rothenthurn të Austrisë. Xhilla 16-1-0 (12 KO) do të ketë përball austriakun Andreas Kapp i cili ka 3 fitore (2 KO) dhe një humbje. Këtë humbje e ka pësuar nga boksieri ynë Tefik Bajrami në Qershor të këtij viti me vendim unanim pas katër raundeve. Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri perspektiv Erzen Rrustemi 1-0 (1 KO). Rrustemi ka debutuar në Prill të këtij viti ndërsa do të ketë përballjen e dytë në boksin profesionist. Kundërshtar i Rrustemit do të jetë austriaku Hubert Lammerer i cili poashtu ka një meç profesionist. Rrustemi ka licencë profesioniste të Kosovës.Të dy boksierët tanë i ka në menaxhim menaxheri zvicran Oliver Dutschler.

Kosovaboxing.org
6 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.