RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Xhilla, Cullhaj dhe Isufi boksojnë këtë fundjavë

2 min read

Tre boksierët tanë, Agron Xhilla, Armand Cullhaj dhe Shefat Isufi do të paraqitën këtë fundjavë. Xhilla do të zhvillojë meçin në Mynih, ndërsa Cullhaj dhe Isufi do të boksojnë në një event të përbashkët në Stutgart.

agron xhilla Agron Xhilla do të zhvillojë duelin e tij të 20-të profesionist. Ai deri më tani ka shënuar 18 fitore (14 KO), dhe ka pësuar një humbje. Xhilla përball do të ketë boksierin gjerman Marco Heinichen i cili ka rekord prej 11 fitore (6 KO), 29 humbje dhe dy barazime. Ky duel do të zhvillohet në 6 raunde, ndërsa Xhilla do të synoj fitore në vazhdimin e rezultateve të tij të mrekullueshme deri më tani. Ai planifikon që sërish të zhvillojë një tjetër duel me 14 Shtator në Zvicër, ndërsa me 30 Nëntor do të sfidon titullin WBF në kategorinë kruzer kundër ugandasit Hamza Wandera, meç i cili do të zhvillohet në Londër të Anglisë. Xhilla deri më tani ka fituar tre tituj të vlefshme, WBC Youth, WBO Youth dhe IBF Youth.

armand cullhajPas dy fitoreve të një pas njëshme në Kosovë, Armand Cullhaj do të zhvillon duelin e radhës kundër serbit Aleksandar Jankovic. Cullhaj bëri dy paraqitje të shkëlqyeshme në Kosovë duke fituar ndaj hungarezit Mihajl Halas me nakaut teknik në raund të dytë dhe shënoi një fitore të madhe ndaj boshnjakut me shumë përvojë në boksin amator, Emir Telaloviq. Kundërshtari i tij Jankovic, me të cilin do ti kryqëzoj dorëzat këtë fundjavë deri më tani ka zhvilluar 10 meçe profesioniste, duke shënuar një fitore karshi nëntë humbjeve. Në këtë meç pritet një fitore e radhës për Cullhaj, i cili ka bilanc prej 14 fitore (8 KO), tre humbje dhe tre barazime.

shefat isufiProgresin më të mirë në boksin profesionist këto dy vite e ka bërë boksieri ynë nga Presheva, Shefat Isufi. Isufi i cili shënoi fitore të madhe ndaj kroatit Emil Markiq para tre muajve, kur fitoi me KO në raund të katërt, do të zhvillojë meçin e 13-të në karrierë. Ai do të ketë përballë debutuesin Igor Ognjenoviq nga Serbia. Pas këtij meçi, Isufin e pret një përballje e vlefshme për titullin GBU ku në Kenia të Afrikës do të dyluftoj ndaj australianit Kariz Kariuki. Kjo përballje do të zhvillohet me 20 Korrik. Kariuki ka eksperiencë të madhe në boksin profesionist ku ka bilanc prej 25 fitore (19 KO), 11 humbje dhe dy barazime. Isufi ka rekord prej 10 fitoreve (6 KO) dhe dy barazimeve.

Kosovaboxing.org
27 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.