RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Xhilla bokson kundër Bernard Adie për titullin GBU me 21 mars në Rostock

1 min read

Ky meç do të jetë parameç i duelit të madh për titull bote ndërmjet boksierit tonë Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Jurgen Brahmer

Agron XhillaAgron Xhilla do të paraqitet në mbrëmjen e madhe me 21 mars në Rostock të Gjermanisë, në parameç të Haxhi (Robin) Krasniqit dhe Jurgen Brahmer, e cila zhvillohet për titull të botës të versionit WBA. Xhilla do të takohet me afrikanin Bernard Adie, meç i vlefshëm për titullin GBU. Ky duel do të zhvillohet në kategorinë kruzer, që do të zhvillohet në 12-raunde.

“Jam shumë i gëzuar që do të boksoj në një mbrëmje të madhe nga Saurland Event. Dhe gjithsesi në parameç të Haxhi (Robin) Krasniqit dhe Jurgen Brahmer e cila më gëzon pa masë, pasi bashkombasi im bokson për titull botë. Kjo mbrëmje do të jetë njëherit edhe ngjarje e shqiptarëve, ku presim që edhe unë dhe Krasniqi të dalim fitues” ka theksuar Xhilla për Kosova Boxing. 

Xhilla deri më tani ka zhvilluar 22 meçe në boksin profesionist duke shënuar 21 fitore (17 KO) dhe një humbje. Ndërsa kundërshtari i Xhillës, afrikani Bernard Adie ka gjithsej 14 meçe me bilanc prej 12 fitore (8 KO) dhe dy humbje.

Xhilla në të kaluarën ka fituar titujt botëror për të rinjë si WBC-Youth, IBF-Youth dhe WBO-Youth.

Kosovaboxing.org
22 janar 2015
Xhilla deri më tani ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.