RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Xhila dhe Sherifi shënojnë fitore në Baden të Gjermanisë

1 min read

Baden, Wurttemberg, Gjermani – Agron Xhila 3-0 (3 KO) dhe Sevdail Sherifi 3-1-1 (3 KO) kanë shënuar fitore të merrituara në qytetin Baden të Gjermanisë. Xhila për kundërshtar pat debutuesin Martin MacDonald nga Austria, të cilin e mposhti me ndërprerje në raund të parë. Xhila ka startuar bukur në boksin profesionist duke shënuar tre fitore për dy muaj. Strugani Xhila pritet që deri në fund të vitit të zhvillon afër 10-duele profesioniste. Në këtë mbrëmje u paraqit edhe boksieri nga lugina e Preshevës, Sevdail Sherifi. Ai mposhti gjermanin Michael Linsler me ndërprerje në raund të dytë. Deri më tani Sherifi është mjaft produktiv ku ka shënuar tre fitore në boksin profesionist. Ai në duelin debutues kishte pësuar humbje mirëpo tani ka rregjistruar  tre fitore dhe një barazim duke ndrequr rekordin e tij. Sherifi bën gara edhe në kick-box.

Kosovaboxing.org
5 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.