RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Xhevdet Peci

2 min read

Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Me boks filloi të mirret si 16 vjeçar në klubin e boksit “Akumulatori” të Mitrovicës. Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni e bëri një boksier në peshat e rënda që se kishte Kosova deri më atëhere. Me të punonte traineri ynë legjendar Lah Nimani i cili parashikoj një të ardhme të ndritëshme te ky djalosh i urtë dhe punëtor. Në gjysëm sezonen e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnë s`bashku në K.B.Prishtina si përforcime mjaft të qëlluara të asaj kohe.

Xhevdet Peci me të ardhur në K.B.Prishtina fitoj mjaft simpati. Publiku ishte i fascionuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund. Tërë Pallati i rinisë dhe Sportit në Prishtinë pritnin match-in e fundit (kryesor të mbrëmjes) ku Peci gjithëmonë sjellte shllagun në torte si e quajnë kategorinë e rëndë në zhargonin boksiv.

Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vitë Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike. Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match. Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rrënja e ligës. Pas katër mujave Peci vendos të kthehet në folen e vjeter dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.

Rekordet e Xhevdet Pecit:

(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999  – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit

3 thoughts on “Xhevdet Peci

  1. Xhevdeti ka qen ai qe thuaje se gjithmon i ka vendosur fitoret e klubit, ka patur ate fat, e po ashtu dhe ka vendos, andaj edhe mund te quajm vendoses i fitoreve.

  2. Xhevdet peci nuk nuk ishte vetem legjend e boksit kosovar por edhe patriot i asaj kohe.
    Me kujtohet shum mir kur vinte ne Pul te kroacis ku edhe une boksojsh ne at koh per Pulen dhe ju thonte boksierve se aji qe humb nga shkau aka qka kerkon te kthehet ne prishtin.Ajo fjakl e ti me kujtohet dhe se kurr sdota harroj.
    Ai njeri pati mundesit qe te boksonte ne shum ekipe si ne Serbi q ne Maqedoni per para te majme por edhe ne ekipe te republikave tjere te ish Jugosllavis por nuk ka pranuar.
    kam respekt te madh ndaj figures dhe emrit te Xhevet Pecit.
    E pershendes nemes kesaj faqje ..
    Ali Mazrekaj trajner i klubit te boksit Hisingensboxningskubb Göteborg Suedi

  3. Pershendetje,

    A e ka dikush inqizimine atij meqi kur Peci rrahu shkjaun edhe referin?

    Kam qen shum I vogel por me kujtohet dhe kam deshire ta shof ate meq

    Ju falemnderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.