RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Xhek Paskali mposht kampionin e Gjermanisë Stefan Hartel

2 min read

Ditë më parë në ndeshjet e Ligës “Bundesliga 1 dhe 2” u zhvilluan disa ndeshje interesante ku ne veçuam atë të boksierit tonë Xhek Paskali dhe shpresës olimpike gjermane për LO 2012 në Londër, dhe kampionin aktual të Gjermanisë Stefan Hartel. Fitues doli Paskali i cili troniditi Gjermaninë duke e mposhtur reprezentuesin Hartel, që Gjermania pret medalje olimpike nga ai në Londër vitin e ardhshëm. Dueli ishte mjaft i përafërt, mirëpo në fund vendosën nuancat e vogla për të fituar Paskali 20 me 18. Paskali i cili vitin e kaluar ishte shpallur kampion i Shqipërisë në kategorinë 75 kg, ai poashtu ishte meritori kryesor që e inkuadroj MCB Ludwigsburgun në ligën e dytë të Gjermanisë vitin e kaluar. Këtë vit Paskali ka ndrruar mjedisin duke kaluar nga MCB Ludwigsburg tek ekipi i Stutgardit Nordhauser SV. Kosovaboxing.org i telefonoi boksierit tonë perspektiv, gjë që u shfaq një gëzim i madh i tij edhe për komplimentin e dhënë nga ana e redaksisë sonë. “Ju faleminderoj për urimet tuaja dhe për telefonatën. Redaksia Kosova Boxing është vazhdimisht duke përcjell rezultatet e mija. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Ndoshta kjo fitore do të më ofron në përfaqësuesen Gjermane, sepse shpresat janë në anën time” theksoi Paskali për Kosova Boxing. Këtë vit Paskali  po shkëlqen me paraqitjet e tij. Në këtë javë të ligës së parë në Gjermani, boksoi edhe një shqiptar tjetër, fjala është për Kastriot Sopa që bokson në kategorinë deri 56 kg, i cili poashtu është pjesë e ekipit Nordhauser SV së bashku me Paskalin. Sopa humbi nga Stephan Maurer 24 me 19. Në fund ekipi Nordhauser SV mundi ekipin Hertha BSC Berlin me 13-11. Në kuadër të ligës së dytë “Bundesliga 2” boksoi edhe Donat Avdijaj në kategorinë 91 kg, ku mposhti shqiptarin tjetër Arian Sherifi 12 me 8. Avdijaj poashtu është një shpresë e madhe e boksit shqiptar, por mbresa la edhe Arian Sherifi.

Krenar Fejzullahu
31 Tetor 2011

3 thoughts on “Xhek Paskali mposht kampionin e Gjermanisë Stefan Hartel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.