MBS Arena, Postdam, Gjermani, 18 maj 2018 – Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë në boksin amator në vitet e fundit, Xhek Paskali (1-0) ka debutuar suksesshëm në boksin profesionist mbrëmë. Ai në Postdam të Gjermanisë arriti fitore me vendim unanim ndaj serbit Miloslav Saviç (6-3-0, 5 KO).

Meçi u zhvillua në gjashtë raunde që e kontrolloi Paskali nga fillimi deri në fund. Ai fitoi çdo raund, por që ishte i kujdesshëm pasi që Saviç dihej që ishte boksier i rrëzikshëm. Pas gjashtë raundeve gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e boksierit tonë, të treg jyqëtarët me 58-56.

Paskali është bërë pjesë e ekipit Team Pollex dhe EC Boxing. Ai ka menaxhment të mirë dhe me eksperiencën dhe kualitetin që e posedon, shpreojmë të prek majën e boksit botëror. 

Foto: Saurland Event

www.kosovaboxing.org 
19 maj 2018