RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Xhek Paskali – Boksieri më i mirë amator për 2016

6 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

Paskali ishte shumë pranë Lojrave Olimpike në RIO

xhek paskaliNë kualifikimet e zhvilluara në qytetin Samsun të Turqisë nga 10 deri 15 prill, Xhek Paskali ishte shumë pranë, për një fitore për të siguruar pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike verore në Rio De Janiero të Brazilit.
Meçin e parë preliminar Paskali e kaloi pa luftë, ndërsa në të tetën e finalës u takua me holandezin, Max Van Der Pas, duke e mposhtur me vendim unanim 3 me 0. Në çerekfinale u takua me bjellorusin, Vitaliy Bondarenko të cilin poashtu e mposhti bindshëm me 3-0. Në gjysëmfinale boksoi me hungarezin, Zoltan Harcsa, ku fitorja do ta dërgonte atë direkt në RIO, por fatkeqësisht humbi padrejtësisht ku gjyqëtarët i dhanë fitoren hungarezit.

Në bazë të gjithë kësaj dhe gjithë asaj që ka treguar këtë vit por edhe në katër vitet e fundit, Paskali meriton titullin e boksierit më të mirë amator për 2016.

Shqipëria një nivel më të lartë se Kosova në vitin 2016
Shqipëria ishte më e mirë se Kosova në kualifikimet në Samsun të Turqisë. Boksieret e Kombëtarës sonë, Alban Beqiri në 69 kg, Arjon Kajoshi në 75 kg, Syrjan Marinaj në 81 kg, shënuan nga një fitore në meçet e tyre preliminare, ndërsa pësuan në të tetën e finalës.
Alban Beqiri mposhti suedezin Oliver Flodin me 3-0 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga lituanezi Eimantas Stanionis me 3-0.
Arjon Kajoshi mposhti kroatin Luka Plantic me 3-0 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga ukrainasi Dmitri Mitrofanov me 3-0.
Syrjan Marinaj mposhti sllovenin Klemen Turkos me rezultat të ngushtë 2-1 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga gjermani, Sergej Michel me 3-0.

Kosova u përfaqësua me dy boksier, Violent Sylejmanin në 60 kg dhe Armend Xhoxhaj në 91 kg. Kosova zhgënjeu plotësisht. Këtu shihet kualiteti që posedon boksi kosovar. Kosova mund të mbështetët në vetëm një boksier, në Armend Xhoxhajn, por edhe ky duhet të kuptoj se ndrimi i kategorisë nuk bëhet mbrenda një periudhe të shkurt dhe të pa menduar mirë. Kjo rezultoi me humbje nga franqezi, Paul Omba Biongolo në meçin preliminar me 3-0. Ndërsa, Sylejmani pësoi edhe me keq me nakaut teknik në raund të tretë nga çeku Hamo Aperjan.

Atdhe Gash dhe Granit Shala shkëlqyen në Kampionatin e Gjermanisë
Boksierët shqiptarët si asnjëherë më parë nuk kanë qenë në një numër aq të madh pjesëmarrës në Kampionatin e Gjermanisë të 94-in me radhë këtë vit, të zhvilluar në qytetin Straubing nga data 16 deri 19 nëntor, duke përsëritur suksesin e vazhdueshëm dominues në boksin gjerman.

Këtë vit në kampionatin e Gjermanisë morën pjesë këta boksier shqipëtar: Atdhe Gashi – 60 kg, Edison Zani – 60 kg, Kastriot Sopa – 60 kg, Agon Gashi – 69 kg, Arton Krasniqi – 69 kg, Meriton Rexhepi – 75 kg, Enis Agushi – 75 kg, Refik Latifi – 91 kg dhe Granit Shala +91 kg.

60 kg – Atdhe Gashi
Dy herë nënkampioni i Gjermanisë (2013 dhe 2015) dhe tani dy herë kampioni i Gjermanisë (2014 dhe 2016), përsëriti suksesin e 2014 duke dëshmuar që është njëri ndër boksierët më të mirë në Gjermani në konkurrencën e tij.
Gashi meçin preliminar e fitoi ndaj Sako Memedov me 3:0. Në çerekfinale mposhti Yigitkan Osef me 3:0. Në gjysëmfinale ishte më i mirë se Nenad Stancic me 3:0. Ndërsa në finale mposhti Artur Bril me rezultatë të ngushtë, 2 me 1. Gashi iu revanshua Brilit për humbjen e një viti më parë në finale.

64 kg – Edison Zani
Edison Zani ka bërë befasinë më të madhe këtë vit duke mposhtur të tretin e Lojrave Evropiane nga “Baku 2015”, Kastriot Sopën. Zani edhe në vitin 2015 pati paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin e Gjermanisë ku doli të jetë nënkampion.
Zani pati fat në shortë duke kaluar fazën preliminare pa luftë, ku kjo edhe si duket i dha përparsi të fitoj kampionatin. Në çerekfinale mposhti Sevak Miroyan me 3:0. Në gjysëmfinale ishte më i mirë se Eugen Dahinten me 2:0. Dhe në finale bëri paraqitjen më të mirë duke mposhtur dy herë kampionin e Gjermanisë (2012-2014) Kastriot Sopën me rezultatë të ngushtë, 2 me 1, por shumë domethanëse.
Suksesi i Zanit në këto dy vite në Gjermani është i mrekullueshëm, nënkampion me 2015 dhe kampion me 2016.

64 kg – Kastriot Sopa
Ndonëse kishte pasur një vit të vështirë ku Sopa pati një intervenim kirurgjik nga zorra qorre apo “appenceditis” siç njihet në medicine, ai ishte i vendosur të marrë pjesë në kampionatin e Gjermanisë. Kampioni i vitit (2012 dhe 2014) meçin preliminar e pati me Ahmed Al Saadi duke e mposhtur me rezultatë të thellë, 3 me 0. Në çerekfinale mposhti Mourd Moellenbeck poashtu me rezultatë, 3 me 0. Vazhdoi me fitore edhe në gjysëmfinale duke mposhtur Wladislaw Baryshnik me rezultatë të ngushtë, 2 me 1. Finalja ishte shqiptare, ndërmjet tij dhe Edison Zanit. Këtë përballje e fitoi tiranasi Zani me rezultatë të ngushtë 2 me 1.
Sopa është boksieri më i suksesshëm shqiptar që paraqitet për Gjermaninë. Ai fitoi dy herë titullin e Gjermanisë me 2002 dhe 2014, ndërsa këtë vit doli nënkampion. Suksesi më i madh i tij ishte vitin e kaluar kur fitoi medaljen e bronzt në Lojrat Evropiane në Baku të Azerbejxhanit.

69 kg – Agon Gashi
Agon Gashi mori pjesë për herë të parë në konkurrencën e të rriturve. Ai paraprakisht në fillim të nëntorit nga data 2 deri 5, u shpallë kampion i Gjermanisë në grupmoshat U-21. Gashi humbi në meçin çerekfinal nga Soleiman Asefi me rezultatë të ngushtë 2 me 1.
Kosova Boxing vlerëson Gashin si njërin ndër boksierët më perspektiv me të ardhme të ndritshme.

69 kg – Arton Krasniqi
Arton Krasniqi mori pjesë për herë të parë në kampionatin e Gjermanisë në kategorinë deri 69 kg. Ai meçin preliminary e kaloi pa luftë, ndërsa në çerekfinale u mposht nga Jonathan Zumbe me rezultatë, 3 me 0.

75 kg – Meriton Rexhepi
Njëri ndër boksierët më të mirë të Gjermanisë në vitet e fundit në kategorinë e mesme është padyshim Meriton Rexhepi. Rexhepi ishte nën nivelin e tij këtë vit, duke pësuar që në meçin e parë të tij në të tetën e finales nga Ibrahimo Diallo me rezultatë të ngushtë 2 me 1. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kthehet edhe më i fortë, sepse ky djal ka potencial.

75 kg – Enis Agushi
Enis Agushi pësoi me nakaut teknik në raund të tretë nga Selihan Dadaev.

91 kg – Refik Latifi
Refik Latifi u kurorëzua këtë vit me medaljen e bronztë në kampionatin e Gjermanisë në kategorinë e rëndë. Latifi meçin preliminar a kaloi pa luftë, ndërsa në çerekfinale mposhti Roman Grost me rezultatë të ngushtë me 2:1. Në gjysëmfinale humbi Nicolas Wiezmann me rezultat, 3 me 0. Gjithsesi suksesi gjysëmfinalist mund të konsiderohet i suksesshëm për llapijanin Latifi.

+91 kg – Granit Shala
Konkurrenca në kategorinë super të rënd ishte e denjë, por kjo nuk e frikësoi të riun, Granit Shalën të sfidoj edhe për të mirin edhe në konkurrencën e të rriturve. Ai ishte shpallur kampion i Gjermanisë për U-21, ndërsa tani mëtonte kurorën e dyfishtë.
Në meçin e parë preliminar arriti ta mposht Rocco Hinz me nakaut teknik në raund të parë. Në çerekfinale pati punë me Philip Gruener, të cilin e mposhti bindshëm me 3:0. Në gjysëmfinale u takua me Dragan Veljkoviç duke e mposhtur bindshëm me 3:0. Në finale u takua me Max Keller i cili humbi përballjen pasi siç dukej ishte lodhur nga meçet e një pas njëshme duke fituar gjithsejt 5 meçe në dy kampionatet. Keller fitoi me meritë, 3 me 0, por Shala la gjurmë duke treguar se është boksier i së ardhmes.

Në këtë vit në kampionatin e Gjermanisë munguan dy yje shqipëtar, Xhek Paskali dhe Albon Pervizaj. Paskali është i fokusuar në ligën AIBA-Pro dhe në World Series Boxing, ndërsa Pervizaj ka nënshkruar me gjigantin gjerman të boksit profesionist, Saurland Event. Pervizaj pritet shumë shpejt të debutoj në boksin profesionist.

www.kosovaboxing.org
10 janar 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.