Die. Dhj 15th, 2019

Xhavit Bajrami në emisionin “Pasdite në Top-Channel”

2 min read

Kampioni  botërorë në Kick-Box në versionin ISKA, Xhavit Bajrami do të jetë musafir në televizionin e madh shqiptar, Top-Channel të hënën në emisionin Pasdite në Top-Channel nga ora 18:30.

TV Top-Channel ditë më parë realizuan një film dokumentar . Redaksia jonë KosovaBoxing.org ishim prezent në realizimin e këtij projekti nga Top-Channel. Reportazhi do të emitohet afër 5 minuta dhe shiquesit do të kenë mundësinë të dinë më teper për kampionin tonë, se ku lindi, ku  u rrit, cila ishte shkolla e tij e parë fillore, emigrimi në Zvicër, dhe kariera e tij e gjatë në kick-box nga Japonia e deri te rikthimi i tij në Kosovë.

Gjatë realizimit të këtij reportazhi Xhavit Bajrami zhvilloi edhe një stërvitje në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë. Ai gjatë këtyre ditëve zhvilloi fazën e parë të ushtrimeve në vendlindje ndërsa fazën e dytë do ta zhvillon në Zvicër ose në Holandë.

Xhavit Bajrami do ta mbrojë titullin e kampionit botërorë sërish në Prishtinë me 24 Prill. Kundërshtari i Xhavitit ende nuk është përcaktuar mirpo pritet që shumë shpejt të përcaktohet nga versioni ISKA.

Disa çaste nga ky realizim nga TV Top-Channel. Ju sjellim edhe disa fotografi nga ky realizim. 

Xhavit Bajrami dhe gazetarja e Top-Channel, Valdete Osmani, në vendlindje Dumosh

Xhavit Bajrami i mirëpritur në shkollën fillore në Dumosh

Xhavit Bajrami me ish-mësimdhënësat e tij

Xhavit Bajrami në stërvitje

Xhavit Bajrami me shokun e tij, Bekim Shyti

Xhavit Bajrami dhe Artan Vërbica

Artan Vërbica
6 Shkurt 2010
 

1 thought on “Xhavit Bajrami në emisionin “Pasdite në Top-Channel”

  1. XHAVIT BAJRAMI ma i mire je XHAVIT veq vazhdo se nr 1 je ..XHAVIT BAJRAMI nuk harron KURR prej kahut vjen ***XHAVIT BAJRAMI NR.1***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.