RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Xhavit Bajrami mbron titullin ISKA për herë të dytë

3 min read

Palestra, 1 Tetori, Prishtinë, 8 Maj 2010 – Xhavit Bajrami ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë në versionin ISKA për herë të dytë kundër sfiduesit nga Ukraina, Dimitrij Bezus. Në një luftë prej pesë raundeve, Bajrami mbajti premtimin e dhënë një ditë më parë, kur premtoi se do ta mbaj titullin dhe nuk do t`a le të shkoj në Ukrainë.  Filimi i ndeshjes ishte i forte ku të dy kick-boxierët në dy raundet e para lexuan njëri-tjetrin  dhe nuk rrezikonin, ndërsa nga raundi i tretë Xhaviti kontrolloi luftën deri në fund duke triumfuar. Raundet katër dhe pesë ishin më të mirat ku Xhaviti disa here goditi fortë kundërshtarin por ukrainasi ishte mjaft i përballueshëm.  Në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren Bajramit, që ishte fitore e merituar, ndërsa Bezus na tregoi se premton mjaft në të ardhmen.

Në mbrëmjen e kësaj nate ishin zhvilluar edhe gjashtë parameçe tjera ndër to një ishte edhe një duel në diciplinën e boksit, ku luftuan të dy vëllezërit Ferid dhe Tefik Bajrami, Blerim Rashiti, Avni Kabashaj, Kreshnik Rama, Shpëtim Ahmetaj dhe boksieri Shkëlqim Muja.

Blerim Rashiti pati një kundërshtar të fortë nga Hungaria ku dueli ishte mjaft i ngushtë i kësaj ndeshje ku deri në fund përballja ishte mjaft e paparashikuar. Rashiti doli fitues me vendim unanim pas tre raundeve, ndërsa kick-boxieri hungarez, Imre Torok la gjurmë të një boksieri të mirë.

Anëtari i klubit të kick-boxit, Gjakova, Kreshnik Rama mposhti kick-boxierin malazes Lazar Djikanovic me vendim unanim. Ky ishte njëherit njëri ndër meçet më të mira të kësaj mbrëmje.

Vëllau më i vogël i familjes Bajrami, Feridi zhvilloi luftën më të bukur në karierën e tij. Feridi që nga raundi i parë kishte luftën nën kontroll ku mposhti bindshëm malazesin, Nikola Zadrima me vendim unanim pas tre raundeve. Në raundet dy dhe tre, Zadriaman e shpëtoi gongu. Në fund fitues doli me meritë Ferid Bajrami.

Në parameçe të këtyre ndeshjeve ishte edhe një meç i boksit amator ku reprezentuesi i Kosovës, Shkëlqim Muja nga K.B.Prizreni mposhti boksierin maqedon Ibrahim Mustfov me vendim unanim. Për Mujën ky ishte një parandeshje për vazhdimin e turneut “BoxingOne Championship” që vazhdon me 14 dhe 16 Maj në Hungari.

Avni Kabashaj nga klubi “Team Bajrami” fitoi përballjen me malazesin Milan Jovanovic. Në raundin e parë dy kick-boxierët matën forcën e njëri-tjetrit e më pastaj Kabashaj mori luftën nën kontroll ku fitoi dy raundet tjerë për tu shpallur fitues.

Tefik Bajrami u rikthye në mënyrën më të mirë që eksiston. Tefiku që ishte larg ringut për dy vite, kishte një kundërshtar nga Mali i Zi. Ishte normale që Tefikut në fillim të luftës i mungonte vetëbesimi  sepse pauza e gjatë e bën të veten, por nga raundi i dytë domioni luftën. Ai me disa goditje të forta më pastaj fitoi duelin. Tefiku pretendon që në të ardhmen të kalon në boksin profesionist.

Dueli i parë i kësaj mbrëmje ishte ai mes Shpetim Ahmetaj dhe Elmir Dervisevic. Ky duel nuk zgjati asnjë raund pasi që në fillim ndodhi një aksident ku kick-boxieri malazes mori një goditje në ballë ku e lëndoi rënd. Doktori ndali luftën ku gjyqëtarët e shpallën luftën të barabartë.

Shpend Ahmeti
8 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.