RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Xhavit Bajrami mbron titullin e kampionit botëror ISKA për herë të katërt

2 min read

Foto : Avdush Cakaj/Kosovaboxing.org

Xhavit “xhentelmen“ Bajrami ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë në versionin ISKA për herë të katërt kundër sfiduesit nga India, Dimitrij“Heart“ Jaideep. Në mbrëmjen “K1 world Max 2011” që u zhvillua në “Stadt halle Surse” në Zvicër, Bajrami aseesi nuk lejoi që dikush t`ia rrëmben këtë titull, i cili si duket është bërë i pandarë nga ky titull dhe nuk lejoi të shkoj në Indi.  Filimi i ndeshjes ishte i fortë ku të dy kick-boxierët që në raundin e parë shkëmbyen goditje të forta por kundershtari nga india arriti edhe të rrëzoj Bajramin në këtë raund në “Knock-Down”, i cili u gjet i befasuar nga kjo që i ndodhi, por nuk u dorëzua dhe vazhdoi luftën edhe në raundin e dytë, Ndërsa nga raundi i tretë Xhaviti kontrolloi luftën deri në fund duke triumfuar. Në raundin e katërt Xhaviti disa herë goditi fortë kundërshtarin nga india të cilin e bindi se ishte mirë i përgatitur, kurse ishte raundi i pestë dhe i fundit ku Xhaviti arriti ti revanshohet kundërshtarit me “Knock-Down” dhe me goditje të forta dhe të njëpasnjëshme dhe mund të themi se kjo ka qenë një luftë nga më të mirat që ka zhvilluar nga Bajrami nga shumë përballje sa kemi qenë prezentë. Në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren Bajramit, që ishte fitore e merituar. Pas përfundimit të meçit për kosovaboxing.org ka deklaruar: “Fillimisht unë kam qenë paksa i ngarkuar, sepse të jesh edhe organizator i një ngjarje të till dhe të jesh protagonist i saj është ngarkes e madhe, kurse sa i përket garës, nuk kam pritë që kundërshtari do të jetë kaq agresivë. Unë në raundin e dytë pësova një hamendje ku kjo qe edhe në favor të kundërshtarit, por më pas u këndella dhe ia dola që me sukses të jemë fitues dhe të mbroj sërish titulin“ ka thënë Xhavit Bajrami për Kosova Boxing, i cili sërish u stolis me brezin e kampionit ISKA.

Në Lucern të Zvicrës ishte analisti ynë Avdush Cakaj i cili përcolli këtë ngjarje drejtëpërdrejt dhe na solli këtë storje dhe fotot nga vendi i ngjarjes.

Kosovaboxing.org
3 Korrik 2011

4 thoughts on “Xhavit Bajrami mbron titullin e kampionit botëror ISKA për herë të katërt

  1. po veq rundin e pare e kan njeh se ko u kan xhaviti,
    por masi qe ne shpi te vete normal qe ja kan dhon fitoren

  2. Boksieri yne Ardian Krasnqi nepermjet nje komunikate te adresuar ne redaksine tone, thekson se komenti me siper nuk qendron i tij. Prandaj nuk eshte ky Ardian Krasniqi, por mund te jete ndokush tjeter.

    Poashtu Kosova Boxing per shkak te respketit te cdo lexuesi, nuk do te largoj komentin, sepse nuk ka arsye dhe asgje fyese, eshte thjest mendimi i lexuesit te cilit duhet te respektohet.

    Me respekt
    Shpend Ahmeti

  3. Per Ardian Krasniqin

    Edhe une jam kan aty e Xhavitit ja ka njeh e u que menjeher, nuk u kan KO, se e ka rrok ne rund te pare.
    Smunesh me than ashtu se ndryshe u kan, me fal qe u perzieva por kur e lexova mu duft me tregue te verteten

    Dani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.