RTK

RTKLive
26 Janar, 2022

Xhavit Bajrami kundër Sing Jaideep me 2 Korrik

1 min read

Kampioni botëror në kickbox në versionet ISKA dhe WKN, Xhavit Bajrami do të mbroj titullin ISKA kundër indianit Sing Jaideep me 2 Korrik në Stadhalle në Lucern. Kundërshtari i Bajramit, Jaideep ish-kampion i (K-1 Grand Prix Asia 2009) është një kick-boxer mjaft kualitativ. Ai deri më tani ka zhvilluar gjithësej 50 meçe, duke shënuar 36 fitore (9 KO), 13 humbje dhe një meç pa kontestuar. Jaideep ka dyluftuar me kick-boxierët botëror si, Gokhan Saki, Ewerton Teixeira, etj. Pra ky meç do të jetë mjaft i fortë dhe për Bajramin, dhe do të jetë sfidë e vërtet. Në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë emra të njohur shqiptar, që do të jenë meçe në K-1 MAX, dhe kualifikues për K-1 Europe për 2012, ku ndër ta do të jetë Butrint Rama, Faton Vukshinaj, Jeton Syla dhe nxënësi nga shkolla e Team Bajrami, Steven Von Eu. Në këtë event edhe vëllau i Xhavitit, Feridi do të sfidoj titullin e kampionit evropian, versioni ISKA. Ferid Bajrami për kundërshtar do të ketë belgun Omar Salhi.

Kosovaboxing.org
7 Qershor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.