Enj. Gus 6th, 2020

Xhavit Bajrami: Do ta mposhti anglezin me 8 Maj

2 min read

Në ambientët e restoranit të njohur RINGS në Prishtinë u mbajt konferenca për gazetar për duelin e ardhshëm të Xhavit Bajramit, i cili do t`a mbrojë titullin e kampionit botërorë të versionit ISKA – (International Sport Kick-boxing Assosiation). Xhavit Bajrami do të mbrojë titullin e kampionit për herë të dytë kundër anglezit, Chris Knowels me 8 Maj në palestrën sportive  “1 Tetori” në Prishtinë. Prezent në konferencë për gazetar ishte edhe kryetari i ISKA-së për Evropë, Fritz Exenberger, i cili kishte udhëtuar enkas nga Austria për të qenë në konferencë, ndërkohë edhe Chris Knowles dhe menagjeri i tij kanë qenë të ftuar por nuk kishin udhëtuar drejt kryeqytetit tonë.

Xhavit Bajrami mbrojti titullin e kampionit botërorë për herë të parë me 21 Nëntor të vitit të kaluar kundër Freddy Kamayo  duke barazuar. Dëshira e tij ishte që edhe kësaj radhe titullin e kampionit ta mbrojë në vendlindje.

Kundërshtari Chris Knowels është nga Anglia, dhe ka  rekord prej 25-fitore, 2-barazime dhe 2-humbje.  Ai është kampion i versionit ISKA të Anglisë. Karakteristikë e kampionit anglez është se ai peshon afër 120 kg, dhe ka teknik dhe lëvizje të hatashme duke pasur parasysh peshën e tij.

“Siç e dini edhe herën a kaluar kam pasur një organizim të mbrojtjes së titullit në Kosovë kundër Freedy Kamayos. Kjo është hera e dytë që do të mbrojë titullin në Kosovë. Kjo është një ngjarje e madhe jo vetem për mua por edhe për krejt Kosovën. Nga sot fillon kampanja ime e re ku unë do t`i filloj përgaditjet në Zvicër. Nuk premtoj shumë por jam optimist se do të jetë një meç shumë i  fortë,  ku kundërshtari im është numri  1 në Angli. Për me qenë, numri 1 në Angli nuk është lehtë por unë do të jem i gatshëm të mbrojë titullin, ju premtoj” deklaroi Xhavit Bajrami.

“Shpresojmë të shohim një meç shumë të fortë. Ne e dime që zr.Bajrami është kampion bote. Ai është BOSS i këtij titulli, dhe titulli do të mbetet tek Bajrami” deklaroi Fritz Exenberger.Më pastaj  tregoi se këtë vit do të mbahet edhe kampionati i parë botërorë në kick-box për amatorë në versionin ISKA.  “Edhe përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në këtë kampionat botërorë që do të zhvillohet në Spanjë “ tha më pastaj duke i dhënë shpresë edhe talenteve tanë që të përgaditen për kampionat botërorë.

Në parameçe të duelit Bajrami vs Knowles do të zhvillohen edhe pesë parameçe. Ata që do të boksojnë në ketë mbrëmje do të jenë Tefik Bajrami, Blerim Rashiti, Shemsi Beqiri, Muhamet Hasani dhe Avni Kabashi.

Artan Vërbica
22 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.