RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Xhavit Bajrami bëhet kampion botëror me dy breza

1 min read

Cyrih, Zvicër, 18 Dhjetor 2010 – Xhavit Bajrami ka shënuar edhe një sukses në karierën e tij. Ai mbrëmë në Cyrih fitoi edhe titullin WKN kundër polakut Dawid Trullka. Që nga fillimi Bajrami ishte duke dominuar dhe në raund të parë i dha disa goditje të forta, por në raundin e dytë Bajrami e hedhi në dysheme tre herë deri sa të katërtin herë më nuk mundi dhe gjyqëtari e ndali luftën duke e parë se polaku nuk ishte në gjendje të vazhdonte. Xhavit Bajrami aktualisht është kampion edhe në versionin ISKA dhe tani mban të dy brezat. Për Bajramin kjo ishte fitorja e dytë këtë vit. Ai me 8 Maj të këtij viti mbrojti titullin ISKA në Prishtinë kundër ukrainasit Dimitrij Bezus.

Armend Fetahu
19 Dhjetor 2010

3 thoughts on “Xhavit Bajrami bëhet kampion botëror me dy breza

  1. bravo xhavit veq per para i sakatove gjytyrymat
    krejt llom i bane hahahahahahahaha
    te pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.