RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Wladimir Klitschko para kritikave ?

2 min read

IBF/WBO/IBO kampioni botërorë Wladimir Klitschko pas disa ditëve të njëpasnjëshme ishte gjendur në kritika të vazhdueshme. Pas performancës së dobët të treguar të shtunden kundër Eddie Chambers, ai është kritikuar nga mediat, televizionet, traineret e ndryshëm, boksierët, ish-boksierët etj. Edhe boksieri ynë i mirënjohur Luan Krasniqi e ka kritikuar gjatë transmetimit në TV RTL për shfaqje të dobët. Gjatë duelit edhe trainer i Klitschkos, Emmanuel Steward ka kërkuar që duelin ta përfundoj parakohe por ai arriti me shumë vonesë, deri sa Chambers nuk u rrëzua nga goditja, por nga lodhja e tij.

Pas këtij dueli vazhdojnë spekulimet e mundshme për duelin Klitschko vs Haye. Deri sa Haye vitin e kaluar i kritikonte dhe kërkonte dyluftim, këtë vit po ndodh e kundërta, sepse nga kompleksi si duket Wladimir dhe Vitali po flasin shumë për atë duke e injoruar, deri sa WBA kampioni është qetësuar pas triumfit me Valuev dhe po e pret i qetë mbrojtjen e parë me 3 Prill kundër John Ruiz. Nuk kaluan as një javë pas mbrojtjes së titullit ku Wladimir Klitschko dha një intervistë bombastike duke e quajtur Haye më të dobët se Chambers. Pastaj traieneri Steward poashtu tha se Haye nuk mund ti reziston më shumë se katër raunde Klitschkos. Këto janë të veçantat pas tre-katër ditësh, deri sa Haye i qetë e vëzhgon situatën. A mund të ndodhë përballja Wladimir Klitschko vs David Haye këtë vit, mund të ndodh, sepse Klitschko tashmë ka mbrojtur brezat me sfiduesin nr 1, Chambers, ndërsa Haye pritet ta bëjë me shumë sukses me 3 Prill kundër Ruiz.

Klitschkot para rënjës ? A mund të thuhet ! Po, sipas asaj që treguan të dytë në dy duelet e fundit. A do të thotë që janë para përfundimit, kjo do të shihet por do të janë para një sprove të fortë këtë vit. Ata humbën shkëlqimin në Amerikë ku askush nuk po i dëshiron. Fakti tregon edhe TV i njohur amerikan HBO që është tërhjekur. Ata sigurisht që nuk do të paraqiten më në SHBA me mbrojtje qesharake të titujve, vetem nëse vjen ndonjë duel interesant si me Haye, Povetkin apo Solis. Kjo do të ndodh sipas parashikimeve. Tani edhe boksierët po tallen me të, rasti i fundit është nga ish-kampioni i botës, Shannon Briggs ku ju adresua me një komunikatë. Wladimir bokso dikend më të madh dhe më të fuqishëm. Solis pas fitores së fundit që e fitoi kundër Carl Drumond i bëri thirrje. Poashtu Povetkin po e kërkon këtë vit. Mund ta përfundojmë këtë konstantim tonin se Klitschkot janë në renjë, deri sa këtë vit do të gjenden para provës së vërtet. Koha do të na tregoj …

Artan Vërbica
26 Mars 2010

1 thought on “Wladimir Klitschko para kritikave ?

  1. pajtohem plotesisht . Klichkot asn nje sfidand nuk e kan pasur te fort , po te ishte Haye , Povetkin apo Solis me siguri qe do ta mboshtnin . Kete e tregon edhe fakti qe pas humbjes nga Brewster ai nuke kerkoi rimeqin apo unifikimin e titujve por pasi qe brewster u lendu dhe e kishte fare te leht per te fiturar .
    Une kam shpresa te mdha ne kete 3-she Povetkin , Haye dhe Solis
    po ashtu edhe Helenius nje her eshte dukw wcur me hapa te mire

    4 ever champion
    Relentless Lamon Brewster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.