RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Whyte i hakmiret Povetkinit, e nokauton në raund të katërt

1 min read

Evropa Point Sports, Gibraltar, 27 mars 2021 – Dyllian Whyte iu ka revanshuar sonte Alexander Povetkinit (36-3-1, 25 KO) për humbjen e pësuar të vitit të kaluar. Me një performancë të shkëlqyeshme arriti të triumfoj me nokaut teknik në raund të katërt.

Sikur se në meçin e parë edhe në të dytin Whyte (28-2-0, 19 KO) e kishte filluar me agrisivitet të lartë duelin, gjë që në minutin e parë arriti ta dridh Povetkinin, i cili kishte problem me ballansin e tij. Disa goditje të sakta i dhanë epërsi anglezit.
Në të dytin një vetbesim më i madh i Whyte dhe disa goditje të sakta, ndëra tregohej i kujdesshëm. Edhe këtë raund e fitoi Whyte ku pati dy tre goditje që bërën diferencën.
Raundi i tretë sërish solli të veçantat e tij. Whyte udhëhoqi meçin ku arriti që sërish ta godas disa herë fortë Povetkinin, rusi sërish u mbajt.
I katërti ishte ai fatal për Povetkin i cili sonte nuk arriti të bëjë asgjë. Whyte rriste tempon dhe kjo shihej, pas disa kombinimeve të suksesshme ai godet disa herë fortë Povetkinin i cili ai bije në dysheme, ngritet por ishte jo i aftë, ku gjyqëtarë ndal luftën e pabarabartë. Një fitore e madhe për kampionin WBC Interim.
www.kosovaboxing.org
27 mars 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.