RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

WBO i jep dritën jeshilë Haxhi Krasniqit për të sfiduar titullin e kampionit botëror me 28 Prill

1 min read

Kampioni aktual evropian në versionin WBO, Haxhi Krasniqi dje kishte marrë dritën jeshilë për të sfiduar titullin e kampionit botëror me 28 Prill, kundër kampionit botëror vellsianit Nathan Cleverly. Deri sa ne Agjensioni Kosova Boxing gjindeshim në një vështrim në Shqipëri, në disa klube në Tiranë, Shkodër etj, ne morëm telefonatë drejtpërdrejt nga Haxhi Krasniqi i cili na informoi për realizimin e këtij dueli historik për Krasniqin por edhe të gjithë popullit shqiptar. “Jam i lumtur që u realizua marrëveshja ndërmjet WBO dhe dy klubeve. Unë kisha fjalë që ky meç do të realizoht dhe nga unë u kërkua të fokusohem në stërvitje, por të them të drejtën kisha brengën dhe dëshirën për këtë meç. Tani jam më i relaksuar” theksoi Krasniqi për Kosovaboxing.org.   

Kosova Boxing do t`ju informojë për të gjitha të rejat nga ky meç, dhe do të kemi lajme të freskëta rreth përgaditjeve të Krasniqit.

Artan Vërbica
30 Mars 2012

5 thoughts on “WBO i jep dritën jeshilë Haxhi Krasniqit për të sfiduar titullin e kampionit botëror me 28 Prill

  1. hajde ishalla po bahet 1 shqiptar kampion bote WBO
    qe zakon e kan shqiptart gjith fund me me huP edhe me bo naj t’zez 😛
    veq sukseseee haxhii krasniqiiiiiiiiiiii

  2. haxhia se ka mo Tiutllin WBO o duft me dorzu . Po tash mir se ju ka jep shanca per titull te botes e presim fitore .

  3. Kundershtar te forte paska. Cleverly eshte shum i forte, do ta ket shume veshtire. I uroj fat Krasniqit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.