RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Vukshinaj kundër Cardos, sfidon titullin WBC Francophone këtë fundjavë

1 min read

Njëri ndër boksierët më të mirë aktualisht shqiptarë, Faton Vukshinaj do të paraqitet këtë fundjavë me 4 dhjetor në Basel të Zvicrës.

Vukshinaj (12-0-2, 7 KO) përball do të ketë romunin, Florin Cardos (21-2-0, 9 KO). Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin WBC Francophone në kategorinë e mesme.

Boksieri ynë shënoi një fitore të madhe në muajin shkurt të këtij viti, në Baden-Wuttemberg të Gjermanisë, duke mposhtur gjermanin Alexander Rigas, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Tani e pret një sfidë tjetër drejt ngritjes në pedistialin më të madh, aty edhe ku synon, në kreun e botës ku e ka vendin.

Kundërshtari i tij Florin Cardos ka një “background”, të shkëlqyeshëm. Bëhet fjalë për një ish-kampion të Evropës në EBU dhe ish-kampion i Mediteranit në versionin WBC. Ai ka një përvojë të madhe dhe sfida ndaj boksierit tonë do të jetë e fortë dhe sfiduese.

Vukshinaj kërkon sfida të reja dhe për herë të parë e sfidon një titull të vlefshëm drejt ngritjes së tij në karrierë. Ai premton shumë, gjë që nuk duhet diskutim për këtë djalosh. Mjafton të shohësh rezultatet e tij ndaj kundershtarëve dhe fitoreve që ka shënuar, që dëshmon gjithçka për të arriturat e tij.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.