RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Vritet supermeni Stevenson nga Gvozdyk

1 min read

Quebeck, Kanadë, 1 dhjetor 2018 – Ukrainasi Oleksander Gvozdyk ka shokuar sot kategorinë gjysëm të rënd duke mposhtur kanadezin Adonis Stevenson me nokaut në raund të njëmbëdhjet. 

Dueli ishte mjaft i barabartë deri në momentin e kur Gvozdyk tregoi se nuk ka udhëtuar në Kanada si turist, por për të mposhtur kanadezin i cili nga viti 2013 mban titullin e kampionit të botës në WBC, plot pesë vite duke e mbrojtur nëntë herë. 

Me këtë fitore Gvozdyk rritë bilancin e tij, i pamposhtur (16-0, 13 KO), ndërsa Adonis pëson humbjen e dytë në karrierë. Ai ka bilancin (29-1-2, 24 KO). 

Nga ajo që u pa sonte nga ky duel, sigurisht që do të kemi revanshin mes Gvozdyk dhe Stevenson, që do të ishte edhe më interesant. Kjo pritet të caktohet në vitin 2019, sepse reagimet janë të mëdha. 

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.