Tre boksierët tanë perspektivë, Xhulio Vrenozi, Xhek Paskali dhe Aleksandër Rama kanë triumfuar në përballjet e tyre të zhvilluara në fundjavë.

Vrenozi (11-2-0, 2 KO) të premtën në Emiglia Romagna në Itali përballë pati boksierin nga Nikaragua nga Amerika Qendrore, Santos Medrano (10-60-4, 3 KO) të cilin arriti ta mposht me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Vrenozi e dominoi meçin duke shkëlqyer dhe triumfuar me meritë. Për Vrenozin ky ishte meçi i parë i këtij viti. Ai konsiderohet ndër boksierët më perspektiv shqiptarë.

Xhek Paskali (3-0) u paraqitë në Offenburg në Baden-Wuttemburg të Gjermanisë ku përballë pati italianin, Marco Miano (7-9-0, 2 KO). Paskali e dominoi meçin dhe pas gjashtë raundeve arriti të dal fitues me vendim unanim. Italiani Miano u gjet një herë në dysheme por u ngritë dhe u mbajt deri në fund. Paskali ka debutuar këtë vit në boksin profesionist dhe deri më tani është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Aleksander Rama (2-0, 1 KO) zhvilloi meçin e dytë profesionist. Ai në Vallefoglia të Italisë mposhti romunin Ovidiu Enache (0-5) me nakaut në raund të pestë. Pas debutimit të suksesshëm me një kundërshtar të fortë, vije fitorja e dytë e tij dhe mjaft e vlefshme. Rama ka të ardhme të ndritshme dhe është njëri ndër boksierët më të mirë në kategorinë gjysëm të rënd dhe kruzer.

www.kosovaboxing.org
15 korrik 2018