Durrës, 30 Tetor 2011 – Ёshtë mbyllur edhe një kampionat shqiptar në boks, ku nuk ka kaluar pa skandale. Fituese ka dal sërish Vllaznia nga Shkodra, por ky kampionat u zbeh në fund ku gjyqësia që ishte në anën e kampionit. Në finale Vllaznia hyri me gjashtë finalist ndërsa rivali Tirana me pesë finalistë. Edhe pse Vllaznia ishtie favorit para ndeshjeve finale ku kishte gjasa matematikore, këtë e arriti ta bëj duke fituar titullin, por i cili është i pavlerë. Finalja e pare ishte ajo në kategorinë deri 49 kg, ku Taulant Zajmi nga klubi Enea nga Tirana mposhti boksierin Praci nga Shkodra me vendim të gjyqëtarëve. Në 52 kg, Elton Cenaj nga Teuta e Durrësit doli kampion. Esild Kalemi nga KB. Tirana tregoi se është njëri ndër talentet më të mëdhenjë në Shqipëri. Kalemi mposhti Bushi Lamaj nga Apollonia e Fierit me vendim të gjyqëtarëve. Malazesi i cili mbron ngjyrat e Vllaznisë, Zllatiçanin tregoi luftë të bukur duke fituar ndaj Moren Rrokaj nga Apollonia e Fierit me vendim të gjyqëtarëve. Zllatiçanin është i lindur në Shkodër dhe në këtë peshë është njëri ndër boksierët më të mirë jo vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi, por edhe në tërë rajonin. Xhulio Vrenozi nga Apollonia e Fierit mposhti Anxhelo Merkohasanaj me vendim unanim. Xhulio ishte parashikuar favorit, por në ndeshjen e gjysmëfinales me Sergjo Sinën e KB. Tirana, nuk ishte aq bindshëm. Njëherë ky meç përfundoi me barazim, e më pastaj gjyqëtarët kthyen rezultatin në favor të Vrenozit. Ishte kjo padrejtësia e pare që ndodhi. Në peshën 69 kg, Asmer Bilalli mposhi të gjithë rend, në gjysmëfinale Albi Sorrën bindshëm, e pastaj në finale Vilson Spahiun nga Enea nga Tirana. Bilalli tregoi se është boksieri më i mirë në këtë kategori. Në kategorinë deri 75 kg, Alban Bermeta u shpall kampion duke mposhtur Mergim Byberin. Bermeta nga çdo ndeshje ka ngritje dhe këtë e dëshmoi edhe një here së është më i miri në këtë kategori. Aleksandër Rama mposhti Bekim Vjerdhen me vendim të gjyqëtarëve duke qenë më i miri në peshën deri 81 kg. Kristian Demaj siç e kishim parashikuar doli sërish kampion duke mposhtur Erdit Tarfazin me vetëdorëzim në raund të tretë, pasi kishte shtuar avantazh të thellë. Ndeshja e fundit sjelli skandal në përballjen ndërmejt Nelson Hysës nga Vllaznia e Shkodrës dhe Fatjon Sorra nga Tirana. Sorra ishte në epersi në dy raundet e para me dy pike më shumë, por në raundin e tretë ndodhi shumë e padrejta, ku Hysa u ndihmua shumë nga gjyqëtari në ring. Hysa tre herë i hypi mbi shpind, ndërsa gjyqëtari tre herë i numëroi “Knock-Down” gjë që ishte e padrejtë. Pastaj gjëja tjeter ishte se ky raund shkoi më shumë se tre minuta, deri afër katër minuta. Nuk e di se kujt i shkon për shtati kjo, por asesi as Vllaznisë dhe as Tiranës, por as boksit shqiptar, kjo është katastrof që nuk ndodh në vendet e tjera që e kanë boksin e zhvilluar. Ky kampionat nuk kaloi siç duhej. Kampionati u gjykua me shumë padrejtësi apo me joprofesionalizëm nga gjyqëtarët Leonard Zekthi, Elvis Skenderi, Rami Sadushi, Qemë Hoxha dhe Pavlo Karai që nuk ishin në nivelin e duhur dhe gjykuan në disa raste drejtpërdrejt në rezultate. 

Finalistët dhe kampionët për 2011 :

49 kg – Taulant Zajmi (KB.Enea Tirana) vs. A. Praci (KB. Vllaznia Shkodër)  -
Zajmi fiton me pike
 
52 kg – Elton Cenaj (Teuta Durrës)

56 kg – Esild Kalemi (KB.Tirana) vs. Bushi Lamaj (KB.Apollonia Fier) –
Kalemi me RSCO 2

60 kg – Denis Zllatiçanin (KB. Vllaznia) vs. Moren Rrokaj (KB.Apollonia Fieri) –
Zllatiçanin fiton me pikë

64 kg – Xhulio Vrenozi (KB. Apollonia Fieri) vs. Anxhelo Merkohasanaj (KB. Enea Tiranë) –
Vrenozi fiton me pike

69 kg – Asmer Bilalli (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Vilson Spahiu (KB. Enea Tiranë) –
Bilalli fiton me pike
 
75 kg – Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Mergim Byberi (Teuta Durrës) –
Bermeta fiton me pike

81 kg – Aleksandër Rama (KB. Flamurtari Vlorë) vs. Bekim Vjerdha (Vllaznia Shkodër) –
Rama fiton me pike

91 kg - Kristian Demaj (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Erdit Tarfazi (KB. Tirana) –
Demaj me RSCO 3

+91 kg – Nelson Hysa (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Fatjon Sorra (KB. Tirana) –
Hysa fiton me pikë

Kosovaboxing.org
30 Tetor 2011