RTK

RTKLive
15 Tetor, 2021

Vizita te kompleksi “Adem Jashari”

2 min read

Prekaz, 26 Nëntor 2011 – Sot në Prekaz në familjen Jashari u pritën delegacioni i shteteve pjesëmarrse të turneut tradicional të 13-të me radhë “Adem Jashari”. Nga familja për t`i nderuar pjesëmarrësit, i nderoi me pritje familjari Murat Jashari.

Delegacioni ishte i prirë nga Kryetari i FboxK-së, Ramadan Selimi dhe pjesëtarë të tjerë te Federatës dhe anëtarëve apo shteteve pjesëmarrëse. I pari që mori fjalën ishte Murat Jashari i cili përgezoi njëherit dhe i falenderoj të gjitha shtetet që kanë pranuar të marrin pjesë në turneun tonë tradicional “Adem Jashari”.

“I falenderoj të gjithë të pranishmit e shteteve pjesëmarëse të turneut “Adem Jashari”.Pjesëmarrja e tyre na nderon” theksoi Murat Jashari.

Pas Muratit fjalën e mori kryetari i FboxK-së Ramadan Selimi, i cili e falenderoj familjen Jashari për përkrahjen e vazhdushme. “Falenderoj familjen Jashari për përkrahjen e vazhdushme dhe poashtu pjesëmarrësit që kanë gjetur kohë për të madheshtuar këtë turne, dhe për të ardhur për ti vizituar varrezat e dëshmorëve tanë” theksoi Selimi.

Delegacioni i përberë ishte ky :

Piotr Byrdy (delegatë i AIBA-së dhe nënkryetar i Federatës së Polonisë), Augusto Lauri (Itali), Jure Lozancic (Kroaci), Abaz Syla (Poloni), Yrgen Horczyk (nga Gjermania njëherit menaxgjer i boksierit tonë Besar Nimanit), dhe pjesëtarët nga Këshilli Organizativ, Ramadan Selimi, Latif Demolli, Muharrem Gjoci, Besar Nimani, Artan Vërbica, etj.

Shpend Ahmeti
26 Nëntor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.